“Dashuria” e një arkitekti në “Shtëpinë e Operës” në Australi

dashuria e nje arkitekti ne shtepine e operes ne australi
[embedded content][embedded content]

13:29 22/10/2023

Australianët festuan 50-vjetorin e krijimit të ndërtesës, është atraksioni kryesor turistik në vend

Një nga ndërtesat më të fotografuara në botë dhe më ikonikja në Australi festoi 50-vjetorin e ndërtimit të saj.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturën ‘Shtëpia e Operës’ pas së cilës mrekullohen qytetarët australianë, mes tyre edhe Peter Sekules.

Për ish-arkitektin dhe tani ciceron me kohë të pjesshme të strukturës ikonike, admirimi për këtë ndërtesë nisi që në moshën pesëvjeçare kur prindërit e tij e sollën për herë të parë këtu.

“Babai ishte i apasionuar pas fotografisë dhe na çonte shpesh në vende të ndryshme në Sidneit. Një ditë gjeta një foto të vjetër bardhë e zi ku isha unë, nëna dhe vëllai im dhe gjejeni pak se çfarë po ndërtohej pas meje? Ishte Shtëpia e Operës së Sidneit. Pra, ky ishte ndoshta kontakti i parë, pra kur isha rreth pesë ose gjashtë vjeç. Më kujtohet kjo ndërtesë me formë shumë të pazakontë. Ky është kujtimi më i hershm, pra kur pashë diçka që ishte shumë e pazakontë për kohën, sepse shumë nga ndërtesat dhe madje edhe shtëpia ku jetoja ishin të gjitha në formë katrore. Në vend të këtyre ndërtesave shumë të zakonshme pash këtë ndërtese unike që ishte shumë  pranë portit. Pra, ky ishte ndoshta prezantimi im i parë me këtë  ndërtesë, dhe le ta pranojmë, me një nga vendet më të mëdha të botës.”

E hapur zyrtarisht në vitin 1973, “Shtëpia”, siç njihet edhe në mesin e banorëve  vendas, ka mahnitur qytetarët australianë me shfaqjet e klasit botëror që janë realizuar brenda një prej mrekullive më të mëdha arkitekturore të shekullit të 20-të.

233 dizajne u dorëzuan nga arkitektë nga e gjithë bota si pjesë e konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e kësaj strukture në 1956,

Arkitekti fitues ishte Jorn Utzon nga Danimarka.

“Kur lexova se çfarë e frymëzoi arktitektin Jorn Utzon për Shtëpinë  e Operas në  Australi, më sova se ai donte vërtet të bënte një kontrast me të gjitha godinat e tjera që ishin në formë katrorë dhe drejtkëndëndore, ndërtesa me të cilat edhe u rrita. Ai dëshironte që këtë ndërtesë ta bënte të dukej si një skulpturë. Pra në këtë mënyrë kur ta shihje ndërtesën, do ta dije se ishte “Teatri i Operës në Australi”.

Duke nderuar punën e Utzon për ndërtimin e “Shtëpisë së Operës”, Sekules thotë se ai ishte përpjekur të ndjekë filozofinë e Utzon në karrierën e tij.

“Utzon tha se frymëzimi i tij ishin pyjet e plazhit të Danimarkës, oqeanet e botës dhe retë. Është një filozofi kaq e bukur, dhe unë jam përpjekur ta rrënjos këtë brenda meje, kur fillova karrierën time arkitekturore. Si mund ta personalizoj një ndërtesë ta lidh atë   më mirë me njerëzit dhe kulturën? Si mund t’i lidh njerëzit më  shumë me ndërtesën?”

Sekules e ka nisur karrierën e tij në arkitekturë duke punuar së bashku me arkitektin australian Peter Hall, i cili mori përsipër projektin e Shtëpisë së Operas pasi Utzon u dorëhoq për shkak të një ndryshimi në qeveri dhe situatës ekonomike të kohës.

“Së pari, nuk mund të besoj se kjo ndërtesë ka qenë këtu vetëm për 50 vjet, por është një nder, është e mrekullueshme. Unë në fakt mezi i kam pritur festimet për ditëlindjen e 50-të të ‘Teatrit të Operës.’ Unë gjithmonë këndoja Happy Birthday këtu me njerëz të  tjerë, vetëm për të testuar akustikën, kjo është pak argëtuese në  fakt. Data 20 Tetor ishte një festë sepse përcaktonte se sa e rëndësishme është kjo ndërtesë për këtë vend, për të gjithë botën. E di që motoja këtë vit është “Shtëpia e Popullit”, më pëlqen ta quaj “Shtëpia e Popullit”.

Klan News




dashuria e nje arkitekti ne shtepine e operes ne australi

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts