“Dashuria është dashuri”, Biden nënshkruan projektligjin për martesat e së njëjtës gjini

dashuria eshte dashuri biden nenshkruan projektligjin per martesat e se njejtes gjini
dashuria eshte dashuri biden nenshkruan projektligjin per martesat e se njejtes gjini

Presidenti i SHBA Joe Biden nënshkroi ligjin që miraton martesat e së njëjtës gjini, në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoni ndodhej edhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, udhëheqësi i shumicës në Senat, Charles E. Schumer dhe çifti që ngriti padinë dhe që u bë shkas që një gjykatë në Masaçusets të legalizojë martesat e së njëjtës gjini në atë shtet.

Biden, në një fjalim, theksoi rëndësinë e veprimit të Kongresit për të shfuqizuar zyrtarisht Aktin e Mbrojtjes së Martesave dhe kodifikimin e njohjes federale të martesave të së njëjtës gjini.

Mbështetësit thanë se ligji do të ndihmonte pjesërisht nëse Gjykata e Lartë rrëzonte një vendim të vitit 2015 që legalizonte martesat e së njëjtës gjini në mbarë vendin.

“Dashuria është dashuri”, theksoi Biden.

Projektligji, i cili u miratua në të dy dhomat e Kongresit me mbështetje dypartiake, është një nga pjesët e fundit të legjislacionit kryesor që demokratët do të miratojnë përpara se t’ia dorëzojnë kontrollin e dhomës republikanëve në Kongresin e ardhshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts