Dasma dhe fejesa deri në 10 persona?! Qeveria e Kosovës kthen mendje. Ja vendimi i ri

Qeveria e Kosovës ka vendosur një tjetër masë për frenimin e pandemisë së koronavirusit. Mësohet se Qeveria ka ndaluar tërësisht organizimin e dasmave dhe fejesat në Republikën e Kosovës.

Megjithëse gjatë ditës së djeshme ishte thënë se lejoheshin dasmat deri në 10 persona, në vendimin e publikuar nga Qeveria e Kosovës, thuhet se pavarësisht numrit të personave, të pamet dhe dasmat ndalohen.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet”, -thuhet në pikën 21 të vendimit të Qeverisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *