David Wisner takohet me Sorecën, dy diplomatet e rinj të SHBA e BE riaktivizojnë mbështetjen për Reformën në Drejtësi (FOTO)

david wisner takohet me sorecen dy diplomatet e rinj te shba e be riaktivizojne mbeshtetjen per reformen ne drejtesi foto

I ngarkuari me punë i SHBA-së David Wisner, ka zhvilluar një takim me ambasadorin Luigi Soreca, ku u diskutua për një koordinim mes tyre sa i takon agjendës diplomatike në Tiranë.

Ambasada e SHBA në një reagim në Facebook sqaron se u diskutua për domosdoshmërinë për përparimin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua me homologun e tij në BE, ambasadorin Luigi Soreca, për të diskutuar partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së në mbështetje të integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Ata diskutuan nevojën për përparim të vazhdueshëm të reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit, si dhe çështje që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, njofton ambasada e SHBA.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts