DEA Amerikane jep informacion: Mbi 2 tonë kokainë e sekuestruar në Kosovë, sasia më e madhe e kapur në rajon, ja i gjithë itinerari

Zbardhen detaje të reja nga sekuestrimi i kokainës në Kosovë, që kaloi me kamion nga Porti i Durrësit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalknaWeb” se DEA Amerikane, e cila ka sinjalizuar për ngarkesën, ka dhënë informacion se bëhet fjalë për një sasi prej mbi 2 tonë kokaine, me destinacion Lipjanin e Kosovës.

Në informacionet e DEA thuhet se kjo është sasia më e madhe e kokainës e ardhur ndonjëherë në rajon. Ngarkesa është mbajtur nën vëzhgim nga Amerika Latine në nisje, në portin e Gioja di Tauro në Itali dhe më pas në Portin e Durrësit, në Shqipëri, ku qëndroi mbi 15 ditë.

Më pas, siç raporton gazetarja Bezat për “BalkanWeb”, kontenieri është vendosur mbi një kamion, i cili është tërhequr nga një kamion tjetër, duke ecur të dy njëri pas tjetrit në Kosovë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *