DEA amerikane sekuestron 379 milionë doza fentanil, e aftë për të vrarë 330 milionë banorë në SHBA

dea amerikane sekuestron 379 milione doza fentanil e afte per te vrare 330 milione banore ne shba
dea amerikane sekuestron 379 milione doza fentanil e afte per te vrare 330 milione banore ne shba

11:10 21/12/2022

Kjo është sasia më e madhe e kapur që nga 2021 dhe e aftë për të vrarë 330 milionë banorët e SHBA-së

Agjentët federalë të drogës në SHBA kanë kapur një sasi të madhe të fentanilës aq sa për të vrarë çdo amerikan.

DEA amerikane ka sekuestruar 379 milionë doza potencialisht vdekjeprurëse të fentanilit që është vetëm dy miligramë. Substanca është 50 herë më e fuqishme se heroina dhe është kthyer në një  kërcënim vdekjeprurës me të cilin përballet SHBA. Agjencia thotë se shumica e fentanilit trafikohet në SHBA nga Meksika.

Kjo sasi është më shumë se dyfishi i asaj që ata kapën në 2021. Shumica u prodhuan në masë në fabrikat sekrete në Meksikë nga kartelet e drogës Sinaloa dhe Jalisco, të cilat përdorin kimikate me burim në Kinë, tha agjencia.

Më shumë se 100,000 amerikanë vdiqën nga mbidoza e drogës vitin e kaluar dhe dy të tretat i atribuoheshin fentanilit. Sasia e fentanilit të sekuestruar këtë vit ishte e mjaftueshme për të vrarë të gjithë 330 milionë banorët e SHBA-së.

“Prioriteti kryesor operacional i DEA është të mposhtë dy kartelet meksikane të drogës  kartelet Sinaloa dhe Jalisco (CJNG) – që janë kryesisht përgjegjës për fentanilin që po vret amerikanët sot,” tha administratorja e DEA Anne Milgram.

Përveç fentanilit, DEA ka sekuestruar gjithashtu 131,000 Paund metamfetaminë, mbi  4,300 Paund heroinë dhe mbi 444,000 Paund kokainë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts