Dea Michelle i jep “goditjen” e papritur Luiz Ejllit, ja detaji i ri që mori vëmendje

Ndonëse “Big Brother” ka mbaruar, personazhet që dolën nga ky format, vijojnë të mbeten të preferuarit e publikut, duke mbajtur edhe shifrat më të larta në rrjetet sociale, si çdo të premte, “Top Albania Radio”, vijon të bëjë një përmbledhje të shifrave në “Instagram”, për të parë sesi kanë ndryshuar numrat e tyre.

E me gjithë famën dhe popullaritetin që ka Luizit, duket se surpriza këtë javë, ka qenë pikërisht fakti se një nga ish-banorët ia ka kaluar, të paktën me shifrat e ndjekësve në “Istagram”.

Kristi Aliaj dhe Keisi Medini kanë qenë mjaft të komentuar si brenda edhe jashtë shtëpisë së “BBV2” për shkak të lidhjes që patën. Pas daljes, Kristi u shpreh se gjithçka ka mbaruar dhe nuk ka komunikim me Keisin, por duket se gjërat nuk janë tamam ashtu.

Së fundmi, Kristi dhe Keisi janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë një eventi, duke qëndruar të dy në një tavolinë. Ai ka shtuar 2 mijë fansa në “Instagram”. Luizi dhe Kiara fotografohen herë pas here nëpër rrugët e Tiranës.

Por sigurisht nuk mungojnë as postimet në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku. Së fundmi Kiara ka postuar në “Instastory” dy foto ku shfaqet një kënd i shtëpisë dhe ndjekësit menjëherë kanë nisur që të aludojnë se është banesa e re e çiftit. Gjithashtu dhe Kiara ka shtuar 2 mijë ndjekës më shumë në “Instagram”.

Nita Latifi ishte vetëm një hap larg finales së madhe të “Big Brother VIP”, por ende konsiderohej si një prej lojtareve më të forta. Këngëtarja i është futur tashmë punës për krijimin e projekteve të reja muzikore. Këtë javë ajo ka fituar 2 mijë ndjekës. Olta Gixhari ka qenë gjithashtu një nga personazhet më komentuara.

Së fundmi po përflitet dhe për një film që do bëjë së bashku me Luizin. Këtë javë ajo ka shtuar 4 mijë fansa në “Instagram”. Si për çudinë e të gjithëve, këtë javë në vend të dytë renditet Luiz Ejlli me 5 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar. Ai ka vendosur të telefonojë me “video call” një ndjekëse, e cila quhet Kristina dhe jeton në Greqi.

Këngëtari ka pohuar se kishte po aq emocione sa zonja Kristina, duke shkruar edhe një shkrim falënderues për të gjithë.
Vendi i parë për këtë javë shkon për Dea Mishel, me 7 mijë ndjekës më shumë, duke ia kaluar kështu Luizit. Së fundmi Dea ka folur rreth programit “She’s On Top”, ku do të jetë në juri së bashku me Kristin dhe ka treguar se si do të jetë bashkëpunimi mes njëri-tjetrit./Panorama/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts