Debat në studio/ “Ju të merrni edhe jetën”, deputeti i PS përplaset me Nokën: E bëre baltë fare! Bëj një intervistë më vete dhe fol

debat ne studio ju te merrni edhe jeten deputeti i ps perplaset me noken e bere balte fare bej nje interviste me vete dhe fol
debat ne studio ju te merrni edhe jeten deputeti i ps perplaset me noken e bere balte fare bej nje interviste me vete dhe fol

Deputeti socialist Petro Koçi, i ftuar në studion e News24 ka komentuar veprimin e deputetëve të opozitës të cilët nuk lejuan zhvillimin e seancës plenare.

Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë nga ambientet e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përfshirë në një debat me Koçin.

Dy deputetët janë përplasur me Koçin që ka deklaruar se shqetësimi i Nokës është legjitim për përfaqësimin në Komisonin e Reformës Zgjedhore, por sipas tij kjo është një çështje që duhet zgjidhur nga gjykatat.

Gjatë diskutimit Noka i është drejtuar Koçit kur ky i fundit i tha se po i bllkon fjalën, se përfaqësuesit e mazhorancës “të marrin edhe jetën” dhe se këtë të fundit e kanë “me pikëpyetje”.

Pas ndërprerjeve dhe debatit Koçi i është kundërpërgjigjur Nokës duke i thënë se “e bëre baltë fare” dhe i ka sugjeruar të bëjë një intervistë më vete për të folur.

Pjesë nga debati:

Noka: Grupi parlamentar i PD zyrtarisht ka paraqitur listën për komisionin e reformës zgjedhore. Ju njihni një nga pengjet tuaja si përfaqësues tonin. Bashkë me kryetarin tuaj ka bërë pazarin. A mund të përfaqësojë një njeri që ju e keni peng.

[embedded content]

Koçi: Shqetësimin që ngre Noka e quaj legjitim, por përgjigjen nuk ta jep kryesia e kuvendit, por gjykata se kush është përfaqësuesi i PD-së.

Noka: Kë njeh regjimi yt si kryetar të grupit parlamentar? Gaz Bardhi është zyrtarisht kryetari. Të gjithë deputetët njihen në listën zyrtare.

Koçi: Grupi që përfaqëson Noka është shumicë, por kanë një problem.

Noka: Shteti yt njeh Gazment Bardhin kryetar grupi. Opozita ka të drejtë të caktojë bashkëkryetarin, jo të na i caktojë Edi Rama.

Koçi: Na akuzoni se ju marrim fjalën, por ti po më bllokon mua fjalën.

Noka: Shyqyr që na hap Neës24 se të jeni ju të merrni edhe jetën, e keni me pikëpyetje edhe atë. Ke emëruar atë që ti do të quash opozitë. Këtu ka hendek.

Koçi: Ta mbarojmë se nuk do rrimë gjithë ditën me zotin Noka. Nuk do e zgjidhni kurrë problemin nëse fajësoni Edi Ramën për atë që ju ndodh. Bëj një intervistë më vete dhe fol më mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts