Debate gjatë seancës në Hagë/ Avokatët mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së kërkojnë listën e dëshmitarëve, Gjykata Speciale refuzon

Avokatët mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, nuk kanë rënë dakort që këta të fundit ta bëjnë dhe ta dorëzojnë një listë të dëshmitarëve të cilët mendon t’i përdorë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Luka Mishetic, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi tha se Prokuroria duhet t’ua japë këtë listë, në mënyrë që ekipet mbrojtëse të përgatiten për gjykimin.

“Për cilët dëshmitarë kërkon t’i thërrasë në gjykim dhe cilët nuk do t’i thërrasë. Kemi dëshmitarë për të cilët ZPS-ja ka marrë deklaratë dhe mendoj se ata do të dëshmojnë. Ne kemi nevojë që të vendosim përparësi në përgatitjet tona, dhe këtë e bëjmë duke e ditur se cilët dëshmitarë do të dëshmojnë në sallë. Prandaj, kërkojmë që Prokuroria ta bëjë një listë”- tha avokati Mishetic.

Me këtë u pajtua edhe David Young, avokat i Rexhep Selimit, si dhe mbrojtësit e Kadri Veselit e Jakup Krasniqit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *