Debate në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, Salianji përplaset me Peleshin: Bëhet sikur ngrihen helikopterë por në fakt asgjë, paratë shkojnë për korrupsion












Komisioni i Sigurisë është përfshirë nga debate mes deputetin demokrat Ervin Salianji dhe Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi.

peleshigsd

Salianji u shpreh se paratë që shkojnë për mbrojtjen civile, në fakt shkojnë për korrupsion pasi sipas tij, mbrojtja civile është mjaft e dobët.

Për të përforcuar mendimin e tij, Salianji mori shembullin e parave që shkojnë për helikopterët, për të cilët tha se janë jashtë funksionit.

Nga ana tjetër, Peleshi duke replikuar me Salianjin, me ironi e pyeti se për çfarë mbahej mend qeveria e kaluar, për të cilën salianji tha “për shumë gjëra”.

“Është problem i qeverisë mesa duhet por edhe te relacioni që sillni ju. Ju thatë që pretedohet të arrijmë në 1.85 % të GTP për këtë vit. A përfshihet këtu edhe buxheti që përfshihet për emergjencat civile? Përfshirja e satelitëve tek ju, a është tentativë që të duket sikur po rritet buxheti për mbrojtjen? I keni çuar prapë fonde agjencisë së emergjencave civile ndërohë që KLSH thotë që paratë shkojnë kotë. Bëhet sikur ngrihen helikopterë por në fakt nuk ngrihet asgjë. Ju po i çoni kësaj kompania kaq para që mund të shkonin për diçka tjetër, por duket se këto para shkojnë për korrupsion. Padiskutim që rritjen e pagës së personelin ushtarak ne e kemi vlerësuar gjithmonë. Rritja që keni bërë është sa indeksimi, nuk është ndodnjë rritje e lartë. Ne ju inkurajojmë që kjo rritje të jetë edhe më e lartë që ata të mos bëhen kontigjent criminal”, u shpreh Salianji.

“Nuk mendoj se quhen prioritete nëse mbushen 3-4 faqe. Janë shumë kaq prioritete. Për mua mjafton edhe 1 prioritet të jetë. Jo një ministry po edhe një qeveri nëse,,, ju e dini psh për çfarë mbahet mend qeveria e kaluar”, u përgjigj Peleshi.

“Për shumë gjëra”, ja kthen Salianji.

“Skam të drejtë të pyes po e kisha retorike”, vijoi Peleshi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *