Debate për Agjencinë e Medias në komision/ Fuga shpjegon 3 objektivat e institucionit! Deputetja e PD-së: Je ministër i propagandës









Agjencia për Median dhe Informimin, institucioni i ngritur në janar të këtij viti, ishte pjesë e diskutimeve në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

endrifuga

Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë, Endri Fuga ka parashtruar tre synimet e kësaj agjencie, për të cilën ka pasur akuza nga opozita.

Në komision, Fuga thotë se kjo agjenci shërben për informimin e qytetarëve mbi punën e qeverisë, të informojë mediat përmes raporteve të ndryshme, si dhe të informojë qeverinë mbi çështje publike apo problematika të qytetarëve.

Fuga: Për qeverinë shqiptare, komunikimi me mediaaan dhe publikun në mënyrë transparente janë prioritetet kryesore. Në janar të këtij viti filloi kjoj agjenci sipas modelit gjerman për shtypin. Synimi për të qenë më profesional, për të patur një koordinim që prekin shumë institucione. Agjencia ka 3 objektiva kryesore. Së pari të informojë publikun mbi punën e qeverisë mes mjeteve të komunikimit. Të informojë mediat përmes raporteve dhe kontakteve të ndryshme. Të informojë qeverinë mbi çështje publike apo çdo problematikë apo shqetësim që ngrihet nga media ose qytetarët.

Agjencia përmban Drejtorinë e Informimit të Qytetarëve. Kjo bën informimin e qytetarëve mbi politikat, nismat dhe aktiviteteve të qeverisë. Kjo bëhet përmes llogarive në rrjetet sociale, faqeve ueb, institucioneve të varësisë. Përmban drejtorinë e informimit të mediave, që i përgjigjet kërkesave të medias. Së treti, drejtorinë e informimit të institucioneve, e cila përkujdeset që çdo institucion të jetë në dijeni të çështjeve kryesore të ditës, debateve të ditës. Lajmeve në rajon në vend dhe në botë. Nuk dua që të marr më shumë kohë dhe të zgjatem më tej.

Këto shpjegime kanë shkaktuar debat, ku deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e ka quajtur Fugën si ministër i propagandës së qeverisë dhe Edi Ramës.

Ina Zhupa- Endri Fugës: Ju jeni ministri i propagandës së qeverisë e këtë e bazoj në atë që është miratuar në vkm që thotë se drejtori i përgjithshem ka statusin me atë të ministrit të shtetit. De faktio ju jeni ministri i propagandës së qeverisë së Ramës. Kjo agjenci funksionon me fondet e taksapaguesve shqiptarë. Nëse deri dje ERTV është kanali personal, kaloi nga ky stad që për propagandën kujdesej me paratë e veta te stadi ku për propagandën kujdeset me paratë e taksapaguesve shqiptarë, ka 61 punonjës të paktën të deklaruar për këtë gjë.

Gjatë fjalës së saj, Ina Zhupa kërkoi që Endri Fuga të përgjigjet pas çdo pyetje të saj. Por kjo nuk është lejuar nga kryetari i komisionit, Petro Koçi i cili thotë se procedura nuk është e tillë.

Ai i është drejtuar Endri Fugës duke i kërkuar që të mos japë asnjë përgjigje veç e veç.

Petro Koçi: E nise mbledhjen duke thënë këtu ligjin e bëj unë. Mos e acaro kot një mbledhje që s’ka arsye për të qenë e tillë.

Zhupa: Unë do vazhdoj se mandatin e deptuetit s’ma keni dhënë ju

Petro Koçi: Zoti Fuga asnjë përgjigje s’do jepni veç e veç.

Zhupa: Ju e urdhëroni Fugën?

Petro Koçi: Po unë drejtoj komisionin.

Zhupa: Sipas vendimit të këshillit të ministrave, Agjencia juaj përgatit punën për sondazhe qeveritare për interes publik. Bëni sondazhe me taksapaguesit shqiptar në shërbim të qeverisë. Paguajn qytetarët që ju ti manipuloni. Çfarë sondazhesh keni bërë deri më tani, cila është metodologjia e sondazheve, a e konsideroni sondazh like dhe share në Facebook. Pyetja tjetër, Agjencia organizon konferencat për shtuyp të ministrave si dhe përfaqëson ata Këshillin e Ministrave përmes zëdhënësave. Nëse ju Fuga, nuk doni që një ministër të dalë në Konferencë për Shtyp, nuk del? E vendosni ju?

Çështja më e rëndësishme, vëzhgon publikimet e mediave dhe mjetet e komunikimit masiv për të evidentuar perceptimin publik. E vëzhgoni median për të bërë fotografim për tja dhënë kryeministrit se kush tha çfarë, apo ky fotografimn i shërben kryeministrit për të zgjedhur gazetarët që do jenë ose jo në konferencë, mediat që do ju çohet ose jo informacion. Duhet ta dini se në këtë vend kryeministri t’i vendosi sanksione gazetarëve, dhe i ka thënë për 60 ditë nuk do të përgjigjem. Siguron përgjigje për shkresat mediatike, që do të thotë, kur një media do një informacion nga një X ministri. Pra do informacion nëse po vazhdohet me pagesat e inceneratorëve, duhet tjua drejtoj drejtorisë tuaj dhe jo ministrisë.

Kur një qytetar do të marrë informacion, në dijeninë time ja dërgon ministrisë, dhe jo agjencisë. Kjo mua më bën të kuptoj, që qëllimi i agjencisë nuk është informimi i publikut, pasi po të ishte ky, do të informonit dhe qytetarët për ministritë. Ju vetë në VKM e keni, Agjencia siguron edukimin qytetar. Donacione dhe burime të ligjshme për financimin e agjencisë. Kush parashikohet që të japë donacione? Kush mund të jetë ai që të paguajë dhe të japë donacione për propagandën e Edi Ramës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.