Debate te “Ligjet” për votimin e amendamenteve të “Bashkëqeverisjes”. Bardhi akuza Bushkës: Di të numërosh?! Mos manipulo votat sy më sy! Socialistja: Nuk jua ha votën, pa merak!








Votimi i amendamenteve të ligjit të propozuar nga mazhoranca në lidhje me krijimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje u shoqërua me debate mes pozitës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve.

Teksa po bëhej votimi i amandamentit të propozuar nga Enkelejd Alibeaj, deputeti i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi akuzoi kryetaren e Komisionit, Klotilda Bushkën se manipuloi votat e socialistëve, duke i shtuar ato.

Bushka e rrëzoi amendamentin e Alibeaj me 11 vota, ndërkohë që Bardhi e akuzoi se nuk ishin 11 duar të ngritura.

Pjesë nga debati:

Klotilda Bushkaj: Kush është dakord me propozimin e Alibeaj për ta hequr nenin? As ju nuk jeni dakord për propozimin e Alibeaj? Votoni pra, se prandaj e kemi të hapur?

Gazmend Bardhi: Po kur flet ti na more mend!

Klotilda Bushkaj: Shtatë. Më shumë se ti merr mend ti o Gaz.

Kush është kundër? 11 kundër bie ky propozim.

Gazmend Bardhi: Bie? Si i numërove 11? Nuk ishim 11. I vidhni dhe votat sy më sy!  S’ishin 11!

Klotilda Bushka: 11 pro kundër 4. Vazhdojmë me nenin 4.

Gazmend Bardhi: Kryetare di të numërosh? Mos manipulo votat!

Klotilda Bushka: Unë numëroj duart që ngrini ju.

Gazmend Bardhi: Jemi gjashtë këtu.

Klotilda Bushka: Unë numërova aq duar sa u ngritën. Ka dhe kamera këtu, Nëse s’e kishin mëndjen, kijeni dhe votoni.

Gazmend Bardhi: Mendjen e kemi ne!

Klotilda Bushka: Mos kini merak se nuk ua ha votën!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *