DEBATET/ “Bëj kujdes me opozitën, je në Parlament këtu”- Tone të larta tek ‘Ligjet’, deputeti i PD flet për pagesa 200-300 euro për vaksinat false. Manastirliu: Nëse ke parë…








Në komisionin e Ligjeve këtë të martë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u përfshi në debate dhe replika me deputetët e opozitës sa i takon çështjes së pandemisë dhe të vaksinimit.

Deputeti demokrat Dashnor Sula ngriti shqetësimin se sipas tij në qendrat e vaksinimit në Shqipëri janë paguar shuma deri në 200 apo 300 euro për të marrë certifikatën e vaksinimit false, pa i kryer dozat e vaksinës.

“A keni informacion dhe raste të caktuara që në qendrat e vaksinimit ndodh që nuk kryehet vaksinimi real por bëhet fallco dhe paguhet 200-300 euro për një vaksinim fallco që marrin certifikatën e vaksinimit? Se është fakt, shumë persona që kanë dalë jashtë shtetit, janë verifikuar që kanë qenë vaksina false të ralizuara në qendrat e vaksinimit të shtetit shqiptar, kjo indicie vjen edhe nga aeroporti i Rinasit”, tha deputeti Sula.

Por pas raportimit të ministres, deputeti hodhi akuzën se Manastirliu nuk i ishte përgjigjur kësaj pyeteje që Sula shtroi në komision.

Manastirliu: Unë e sqarova që përmes e Albania kemi ndërtuar një sistem që cdo qytetar që bën vaksinën ai pajiset me kodin e vaksinës, e ky është gjurma që vendoset në sistemin që quhet e Albania e hidhet në kohë reale që cdo qytetari ti dalë certifikava e vaksinimit. Nëse nuk e besoni hajdeni në një pikë vaksinimi të shihni si hidhen të dhënat. Nëse ju mendoni keni parë apo keni qenë pjesë e keni konstatuar që ka vaksina që bëhen falso e unë nuk mund ta them këtë, denoncojeni pranë organeve kompetene. Sa i përket denoncimeve të medias, i falënderoj se të gjithë jemi aleat me median apo me këdo që denoncon dicka nuk shkon për ta përmirësuar apo për ti dhënë dënimin përkatës atij kush ka guxuar të veprojë ndryshe.

Ndërkohë në këtë moment deputeti i opozitës Gazment Bardhi kërkoi fjalën dhe pati dhe një replikë me kryetaren e komisionit Klotikda Bushka.

Gazment Bardhi: Ju nuk keni asnjë të drejtë të më paragjykoni cfarë do them unë është e padëgjuar që më paragjykon cfarë do them, kam kërkuar fjalën ngrita dorën mora fjalën bëra një pyetje që s’kam marrë përgjigje dhe nuk e caktoni ju e mora apo jo përgjigjen. Shqipëria është e fundit në rajon për mbulesën vaksinale, pse Shqipëria është pas Kosovës? Kërkoj përgjigje konkrete jo propagandë, meqë e paske shqetësim ti se përmendim fjalën propagandë.

Bushka: Duhet të sqaroj që në komision ka një rregullore. Do e merrni fjalën sa herë ta kërkoni por do duhet të fokusoheni radhës së punës.

Bardhi: Ku ishte shfokusimi?

Bushka: Mos e hapni mikrofonin kur flas unë, se unë nuk ju ndërpres

Manastirliu: Cdo grafik i paraqitur përgjatë pandemisë janë të dhëna që janë dinamike, në 30 tetor do jetë ndryshe, po të ishim këtu para 4 muajsh e ju nuk ishit, Shqiëria ishte e para, ashtu mund të ndryshojë sërish, se programi i vaksinimit e infektimet kanë temporalitet e dinamikë. Dinamika e vaksinimit ndryshon me ditë, përsëri këtu do jemi e do diskutojmë si janë numrat në raport me vendet e tjera.

Popullata target ju me qëllim e vendosni në evidencë për të përmendur fjalën e rreme. E tha Bylykbashi pra qëpar që s’janë të vërteta, jo po ashtu, jo po kështu. I kam bërë llogaritë shumë shumë mirë kur vij unë këtu.

Bylykbashi: Bëj kujdes se flet me deputetët e Kuvendit, ndonjëherë hiqini vërejtje ministres jo vetëm mos vërë fjalë në gojën tonë se unë thjesht i bëra llogarinë që s’më del shifra pra për efekt e propagandë, ne ashtu e quajmë, nxjerrin shifrën më të madhe. Të bëjë kujdes nëse s’e ka kujdesin me deputetët e mazhorancës me opozitën duhet të bëjë kujdes se këtu vjen në Parlament. Përsëris ende s’e kam kuptuar kush është targeti dhe sa shpejt do e arrijnë këtë target.

Bushka: Ministrja ishte korrekte në ato që po thotë

Bylykbashi: Mungesë korrektese në raport me mua

Bushka: Nëse dikush ka nevojë që rregullat t’i respektojë le t’ja fillojë nga vetja.

Manastirliu: Ju përgjigja sa është objektivi, i përcaktuar nga ekspertët që vendosin kush janë kategoritë grupet apo target popullata për vaksinum, janë ekspertët që vendosin, ajo që them është që brenda pranverës së vitit të ardhshëm popullata target të jetë e vaksinuar.

Situata në spitale

Manastirliu: Përqindja në raportin e atyre rasteve të shtruara është shumë e ulët në raport me të pavaksinuarit në spital. Sot mbi 95% e rasteve të shtruar janë të pavaksinuar, ndaj edhe ky është apeli për tu vaksinuar.
Sa i përket nëse ka raste të vaksinuar në raste pozitive, në totalin e rasteve javore nga 2975 raste 500 janë raportuar me historik të vaksinimit e nga ky total raste pozitiv 167 me një dozë dhe 300 e disa raste me të dyja dozat e aplikuara.
Fakti është që në spitale nuk raportohet të ketë rast që janë të vaksinuara të paktën aktualisht nga spitali Infektiv, mbi 95% të asteve janë të pavaksinuar. Kjo tregon dobinë që ka vaksinimi.

Absorbimi i vaksinave

Manastirliu: Absorbimi i vaksinave të ndryshme për të gjitha llojet që kanë qarkulluar absorbimi është shumë i lartë mbi 80%, qoftë e Pfizerit qoftë e Coronavac ku shihet që java e 39 në krahasim me javën e 38 ka pasur rritje të kërkesës për këtë vaksinë.
Edhe sa i përket AstraZeneca ka % shumë të lartë të absorbimit në Shqipëri mbi 85%.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *