Debatet brenda PD-së/ Flet aleati i Bashës: Vlera e kësaj force politike qëndron tek ata që e kanë themeluar! Ka rrugë për të gjetur mirëkuptim








Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar për situatën brenda Partisë Demokratike, ku sipas tij vlera e kësaj force politike qëndron tek ata që kanë themeluar PD qoftë në nivel qendror, qoftë në atë lokal.

mediu

I pyetur nga gazetarët, Mediu u shpreh se aleanca e PR me PD është e hershme dhe ai shpreh që kjo krizë të zgjidhet sa më parë.

Sipas tij ka rrugë për të gjetur mirëkuptim dhe për ta bërë më të fortë PD-në.

“Aleanca me PR dhe PD është e hershme dhe shpresoj që PD të dalë nga kjo krizë. Vlera e PD qëndron në ata që kanë themeluar PD, që kanë pjesë në nivel lokal e qendror, dhe padyshim të jetë e hapur për një sinergji të re me njerëz të rinj në PD. PD është vlerë e shoqërisë shqiptare dhe në këtë pikëpamje duhet të përcaktohet qëllimi dhe zgjidhja e këtij qëllimi. Ka rrugë për të gjetur mirëkuptim për ta bërë më të fortë PD dhe për ti dhënë një raport më ndryshe edhe  opozitës  nën lidhershipin e PD”, tha Mediu.

Kujtojmë që Partia Demokratike është futur në një debat të brendshëm që prej përjashtimit nga grupi parlamentar i Sali Berishës, i cili u shpall non grata nga ShBA-të.

Pas vendimit të Bashës, Sali Berisha nisi turin e takimeve me demokratët dhe vetëm pak ditë më parë dorëzoi firmat me qëllim mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, që si datë Sali Berisha shpalli 11 dhjetorin.

Ndërkohë strukturat drejtuese të PD thonë se kërkesa e Berishës për mbledhjen e Kuvendit nuk është e drejtë dhe sipas tyre firmat nuk janë të verifikuara.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *