Debatet dhe përplasjet/ Ndërpritet mbledhja e Komisionit për Shëndetësinë, ja arsyeja. Deputetja e PD-Manastirliut: Mos qesh fare, ti nuk rrezikohesh nga Covid se …








UPDATE/ Mbledhja e Komisionit parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u ndërpre këtë të hënë pasi deputetët socialistë kërkuan leje sepse duhet të ishin në mbledhjen e grupit të partisë.

komisiuon

“Me kërkesë të zv.krytares që të bëjmë ndërprerje 10 minuta që të shkoni në mbledhje grupi, në fakt axhenda e komisionit është më e rëndësishme se sa axhenda politike këtë duhet ta dini, por ne jemi shumë tolerantë si opozitë, ju japin 10 minuta rikthehemi e vazhdojmë ku e kemi lënë se kemi shumë pyetje pa mbledhur.
Deputetët, hajdeni te zyra ime pijmë një kafe”, tha kryetarja e komisionit Albana Vokshi.

Më herët, deputetja e PD i tërhoqi vërejtje ministres Manastirliu për ndërhyrjet që bëri teksa fliste një nga deputetet e opozitës për situatën e pandemisë.

“Ju lutem pa grimasa e pa fyerje kur flasin deptuetët”- tha Vokshi.

Manastirliu: Ku i pe?

Vokshi: I pashë pra edhe përtej maskës dukesh. Ju tërheq vërejtje cdo deputet këtu është i lirë të flasë e të thotë mendimin e tij.

Ndërkohë një përplasje ministrja e Shëndetësisë pati edhe me deputeten Oriola Pampuri.

“Mos qesh fare një ministre që qesh nuk ka seriozitet”- iu dretua Pampuri ministres.

“S’ke maskë”- iu përgjigj Manastirliu.

Pampuri: Unë s’kam se dua të bëhem pjesë e hipokrizisë.

Manastirliu: Ti rrezikon edhe mua

Pampuri: Ty të rrezikoj ? Ti nuk rrezikohesh se ke fitu imunitet sa kohë nuk ke punuar dhe ke rrezikuar gjithë popullatën. Përgjigju këtyre pyetjeve, ke dështuar në menaxhimin e pandemisë.

***

“Përgjigja e kësaj hipokrizie janë…”- Debate dhe replika në Komision/ Maska ‘përplas’ ministren Manastirliu me deputetët e opozitës. Vokshi nxjerr foto të fëmijëve dhe kërkon shpjegime

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u përfshi nga debatet dhe replikat këtë të hënë, lidhur me mbajtjen e maskës në ambientet e Kuvendit, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Shëndetësisë.

Ishte ministrja Manastirliu ajo që kërkoi që maska të mbahej nga të gjithë në këtë komision duke theksuar në fjalën e saj se shumica e deputetëve të opozitës nuk e mbante.

Ndërkohë Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi iu përgjigje me një foto ku tregoheshin se si fëmijët shkonin në shkolle të ngjeshur me njëri-tjetrin në mjetin e transportit dhe i kërkoi shpjegime se çfarë mase është marrë për këtë problem si dhe për klasat e mbingarkuara me studentë.

Ndërhyrje pati edhe nga deputeti Petrit Vasili i cili tha se 20 mijë tifozët në stadiumin “Qemal Stafa”, në ndeshjen e Shqipërisë me Poloninë janë “përgjigja e kësaj komedie që na kërkon të bëjmë ne këtu”. Si dhe deputetja e opozitës Oriola Pampuri e cila tha se ‘refuzoj te behem pjese e kesaj hipokrizie’, ndersa solli si shembull punonjes te Kuvendit qe nuk mbajne maske si dhe auditore me studente te pavaksinuar dhe pa maska.

REPLIKAT

Manastilriu: Para se të filloj këtë dëgjesë do doja me shumë përulësi tu kërkoja që si fillim të zbatonim masat anticovid dhe në këtë komision duke qenë se jemi në një ambient të vogël dhe jemi shumë individë, të mbajnë të gjithë maskë. Ndryshe do të ishte hipokrizi për të gjithë ne që të fillonim të flisnim për masat në shkolla apo institucione të tjera ndërkohë që pjesa dërrmuese e opozites këtu nuk mban maskë.
Nëse maskat nuk do mbahen unë do detyrohem të mbaj maskë se besoj rrisku është për të gjithë. O të mbajmë maskë të tërë dhe ai që flet ta heqë, ose unë do duhet të flas me maskë.

Vokshi: Jam shumë dakort me sugjerimin tuaj patjetër, por po për kjëto fëmijët që shkojnë në shkollë me tansport si i merrni masat? Se nuk është puna të ruajmë veten dhe kryeministrin por të ruajmë fëmijët. Ja ku është transporti se për këto ju kemi thirrur sot.

Manastirliu: Edhe unë për fëmijët po flas, si nënë, sikurse dhe ju, të mbajmë maskat të mos bëjmë propagandë

Vokshi: Patjeter jam shumë dakort, ndaj ja, transporti.

Petrit Vasili: Të ndajmë mirë gjërat ku është thelbi dhe aparenca. Nëse do flasim si zbatohen masat në Shqipëri, më mirë vazhdojmë atë interpelancë. Kjo është një terren shumë i rrëshqitshëm se sado të përpiqemi ta bëjmë këtë komedi ne këtu që doni të na impononi, 20 mijë njerëz në stadiumin “Qemal Stafa” janë përgjigja e kësaj hipokrizie, po të kishte merakun e ambienteve të mbyllura por meqë e provokuat. Nuk imponon dot protokoll këtu, kur atje tutje s’ka, ne s’na keni pjesë të shfaqjeve tuaja.

Këto janë fakte publike, nëse do thoni që s’kam thënë të vërtetën unë tërhiqem. Mos na i shisni këto historira se nuk keni pse na bëni pesë të kësaj hipokrizie.

Oriola Pampuri: E kam mbajtur maskën sa është dashur por pjesë e kesaj hipokrizie s’bëhem dot se mbaj sot sa kohë autobuset jane te mbushur me njerez pa maskë, në auditorë studentët të pavaksinuar dhe pa maskë, teatrot kinematë të gjitha ku ka grumbullime publike janë pa maskë.

U shty fakulreti cfarë nuk u bë të detyrohemi ne këtu të vëmë maska ndërkohë që fusim këmbët brenda kuvendit e janë te gjithë pa maska.

Refuzoj ta vendos se mund të jem pjesë e Kësaj hipokrizie, ti lëmë këto andralla sa shikojmë njëri tjetrin veme masken.

Manastirliu: Po vere pra

Pampuri: Këtu nuk e vë se e thoni ju zonja ministre, se ju duhet të merrni masa për linjat e autobusëve, të vëmë këtu maska?

Vokshi: ja për ilustrim zonja ministre dhe klasat që janë me 38 nxënës si menaxhohet pandemia aty?

Ilir Metaj: Kemi 45 minuta që po vijmë vëradallë këtu, nëse jemi mbledhur këtu që ju të bëni pyetje të jepni prapë përgjigje ju, është momenti të dëgjojmë ministren boll jemi bërë qesharak

Manasitirliu: Nuk po e heq maskën sepse deputetët e opozitës nuk mbajnë maskën.

Vokshi: Vazhdoni, nuk duam ta dimë…

Manastirliu: Nuk doni tia dini për shëndetin. Jam këtu edhe për tju bërë të ditur që zbatimi me rigorozitet i masave, janë masa që duhen zbatuar nga të gjithë. Ju lutem znj. Vokshi e kuptoj që ju i keni qejf provokimet. Ju si kryetare komisioni duhet të keni vullnetin për të dëgjuar. Kini mirësinë të jeni e duruar dhe të prisni të gjitha shpjegimet. Sepse e keni sjellë ministren për të informuar, jo për të vijuar me provokacione me propagandë.

Vokshi: Ju lutem vazhdoni raportimin, mos u merrni me mua. Pse klasat janë të mbigarkuara?

Manastirliu: Janë marrë të gjitha masat për hapjen e shkollave me të gjitha masat e sigurisë. Qëllimi ka qenë që ti mbajmë shkollat e hapura dhe të sigurta. Jemi bazuar në 8 rekomandime që janë përdorur edhe nga 8 vende të OBSH-së, që thuhet shkollat duhet të jenë vendet e fundit që mbyllen dhe të parat që happen nga pandemia. Mbrojtja e shëndetit mendor dhe mirëqenies së fëmijës. Zbatimi i një strategjie vaksinimi të dizejnuar për ti mbajtur fëmijët në shkolla dhe për të mbrojtur mësuesit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *