Debatet me Shkupin/ Mitsotakis nga Uashingtoni: Shkelja e Marrëveshjes së Prespës rrezikon sigurinë në Ballkanin Perëndimor

debatet me shkupin mitsotakis nga uashingtoni shkelja e marreveshjes se prespes rrezikon sigurine ne ballkanin perendimor



































Referim për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën e respektimit të Marrëveshjes së Prespës ka bërë edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis  gjatë prezantimit të tij në sesionin e parë të Aleatëve në Samitin e NATO-s në Uashington.

mitsotakis

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis  gjatë fjalës së tij në samitin e NATO-s në Uashington foli për nevojën e respektimit të Marrëveshjes së Prespës.

Ndër të tjerë kryeministri grek tha se progresi, siguria dhe prosperiteti bazohen në respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Protothema.

Duke iu referuar presidentit të SHBA-së, Joe Biden,  i cili nënvizoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për sigurinë e Aleancës, Kyriakos Mitsotakis i bëri një referencë të veçantë Marrëveshjes së Prespës, e cila, tha ai, mundësoi zgjerimin e Aleancës me pranimi i Maqedonisë së Veriut.

Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës, theksoi kryeministri, është thelbësor për Aleancën, për Ballkanin Perëndimor dhe për komunitetin ndërkombëtar.

“Shkelja ose zbatimi selektiv i Marrëveshjes së Prespës, vazhdoi ai, do të minonte besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve për zgjidhjen e çështjeve të tjera të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor dhe do të rrezikonte stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, theksoi ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts