DEBATET në Kryesi/ Kadilli i kërkoi dorëheqjen, Basha: Shqiptarët e votuan ndryshimin me zemër. Ja ftesa e kreut të PD për demokratët






“Panorama” ka zbardhur debatet nga mbledhja e Kryesisë së PD-së, ku kryedemokrati Lulzim Basha replikoi me kandidatin për drejtimin e kësaj partie Fatbardh Kadilli. 

Ndërsa ky i fundit i kërkoi dorëheqjen, Basha iu përgjigj duke i thënë se zgjedhjet treguan se “shqiptarët e duan ndryshimin me zemër, dhe e duan këtë ndryshim sot më shumë se kurrë”.

Ba 23

Kjo fushatë provoi se ne edhe propagandës së tyre mund t’i bëjmë ballë, ne mundemi ta shkatërrojmë atë: me zemër, me shpresë! Dhe këtë ne e bëmë-shqiptarët dolën me gëzim në zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill. Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin! Ata e duan ndryshimin edhe më shumë sot!“, tha Basha.

Bashkëpunimi me bandat nuk u lejua nga unë në zgjedhje. Dhe këto janë parimet e mia. Kjo është përgjegjësia ime nëse njihet si përgjegjësi, që me bandat s’kam bashkëpunuar’- tha Basha.

Kreu i selisë blu bëri edhe një thirrje për demokratët për t’u bashkuar në betejën për ndryshim. “Ndaj të bashkuar ju ftoj t’i prijmë forcën tonë betejës për ndryshimi për të gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët“, tha Basha.

Ndërkaq më herët Kadilli duke iu drejtuar Bashës i tha se nuk është i pazëvendësueshëm në parti dhe se duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së.

Nuk je i pazëvendësueshëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd”, është shprehur Kadilli.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *