Debatet për ndryshimet ligjore në Akademinë e Shkencave/ ‘Si të rrahësh me shkop bejsbolli’, Fuga: Do të miratohen në shkelje të Kushtetutës

Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar në lidhje me mbledhjen e sotme të Komisionit të Mediat, ku u diskutua mbi institucionin e Akademisë së Shkencave.

Në një reagim në ‘Facebook’ Fuga i shpreh me bindje se pavarësisht shkeljeve, maxhoranca do t’i miratojë këto ndryshime në Akademinë e Shkencave, duke shkelur ligjin.

REAGIMI I FUGËS
Nese duan ta votojne ate projekt ndryshim te ligjit eshte ne dore te tyre, por dijeni se do ta bejne duke shkelur Kushtetuten, rregulloret e Kuvendit, Kodin e deputeteve, nene te ligjit ekzistues mbi Akademine e shkencave, etj.

Mbi tre ore e gjysme ne komisionin per mediat dhe edukimin e Kuvendit te Shqiperise.
Shihni e gjykoni!
Per transparence per opinionin publik dhe mediat.
Nese duan ta votojne ate projekt ndryshim te ligjit eshte ne dore te tyre, por dijeni se do ta bejne duke shkelur Kushtetuten, rregulloret e Kuvendit, Kodin e deputeteve, nene te ligjit ekzistues mbi Akademine e shkencave, etj.
Do te jene ligje te paligjshme!
Une e di filozofine e ligjit. E drejta dhe ligjshmëria nuk jane e njejta gje. Ka ligjshmëri te drejte, por ka edhe te padrejte. Te shohim. Nuk paragjykoj.
Po aq te paligjshme sa edhe te pish duhan ne nje dhome hoteli, te vozisesh ne sens te ndaluar, te rrahesh nje njeri me shkop bejsbolli a rakete tenisi, etj.
E thashe hapur, ciltersisht, jo si flete-rrufe, por me argumente, as si peticion solidariteti!
Une e bera timen! Gjithe provat i kam depozituar me shkrim. Me respekt ndaj institucionit!
Do te jete nje arbitraritet i llahtarshem!
Dal i palodhur, por shume i zhgenjyer.
Por, nje dite e drejta kerkon llogari!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts