Debatet për përjashtimin/ Sali Berisha reagon pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD: Ish-kryetari sot shpalli ‘non-grata’ bazën e partisë





Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas debateve të sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të PD për përjashtimin e tij. Me anë të një statusi shkurt në Facebook, lideri historik demokrat teksa e quan Lulzim Bashën ish-kryetar, thotë se ka shpallur non grata bazën e partisë.

sali berisha

“Miq, ish kryetari sot shpalli non-grata bazen e partise!”, shkruan Berisha.

Kujtojme se gjatë mbledhjes së sotme ka pasur debate mes deputetit Flamur Noka dhe kryetarit Lulzim Basha. Ky i fundit ka sqaruar se vendimi nuk ka më kthim prapa dhe se nuk mund të lejonte që në Kuvend të kishte deputetë apo grupime anti-amerikane me logon e PD-së.

Më tej gjatë debatit, Flamur Noka e ka quajtur si thikë pas shpine vendimin e Bashës, ndërkohë që ka thënë se Lulzim Basha duhet të thërriste Këshillin Kombëtar për të vendosur.

Më tej Basha ka sqaruar se Sali Berisha nuk është përjashtuar nga strukturat, por përkohësisht deri në sqarimin e çështjes në rrugë ligjore.

“Kërkesa për Doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë, siç i di shumë mirë edhe doktorri dhe që ju s’keni për ti marrë vesh kurrë! Vendimi nuk ka me kthim pas. Nuk mblidhet asnjë kryesi apo Kuvend se s’mund të këtë në Kuvend grupime anti-amerikane!”, mësohet se ka thënë Basha.

Lexoni edhe: “Doktorri e di shumë mirë që…!”- Zbardhet debati në mbledhjen e Kryesisë së Grupit! Basha përplaset me Nokën: S’mund të ketë grupime anti-amerikane me logon e PD

Debati për përjashtimin e Sali Berishës/ PD sqaron deklaratën e kryedemokratit Basha gjatë mbledhjes së kryesisë: Askush nuk e cënon aleancën me SHBA-në

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *