Debatet televizive në Afganistan, prezantuesi rrethohet nga talebanët e armatosur dhe… (VIDEO)

Afganistani tani ka pushtetarë të rinj.

Vendi udhëhiqet nga talebanët dhe kësisoj, mijëra qytetarë duhen të largohen nga shteti islamik, për të shpëtuar veten e tyre. Situata e tanishme në Kabul e më gjerë është e rrezikshme.

Në një video të bërë virale në rrjete sociale, shihet një gazetar i rrethuar nga persona të armatosur, teksa drejtonte një emision debati. Ushtarët qëndrojnë në gatishmëri për të frenuar ndonjë përgjigje apo pyetje të gabuar të drejtuesit.

Prezantuesi gjatë fjalës së tij, tregon për rënien e qeverisë së ish-presidentit Gahni dhe transmeton se populli afgan nuk duhet të ketë frikë nga talebanët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *