DEBATI/ Ahmetaj: Votoni zgjatjen e Vetingut! Ju mori ambasada amerikane një nga një dhe…Alibeaj: Kur do shkosh në SPAK të përgjigjesh?!








Replika të forta janë shkëmbyer sot në Kuvend, mes zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe nënkryetarit të PD-së Enkelejd Alibeaj.

debati 2

Ahmetaj u kërkoi demokratëve që të mos “klithin me fjalë të bukura për të varfrit” por të votojnë në Kuvend zgjatjen e organeve të vetingut. Ndërkaq, Alibeaj e pyeti Ahmetajn se kur do të përgjigjet në SPAK për kallëzimet e opozitës.

DEBATI

Ahmetaj: Ajo që vë re është që edhe mazhoranca edhe opozita sjellin fakte, interpretime, shtrëmberime realiteti. Refliketimi i qeverisë ka të bëjë me reformat që prekin territore, të mëdha apo të vogla, që flasin për përpjekje për të ndryshuar realitetin. Kur doni të largoheni nga realiteti thoni po mirë pse na krahasoni me 38-tën. 2013 nuk është 1038-ta. Qytetet shqiptare ishin sikur ishin bombarduar, sot janë shumica të ndryshuara tërësisht, rrënjësisht, jo vetëm në qendra dhe periferi. Atë ditë kur morëm drejtimin e vendit ishte kulmi i varfërisë. Ishte lugina më e ulët e varfërisë 2012-ta. Varfëria nuk zhduket për një ditë, por nuk bëhet duke ardhur, duke qarë apo klithur për të varfrit me fjalë të bukura.

Nëse nuk bën reforma je duke u shtrirur. Reforma në drejtësi, kujt i flisni për korrupsionin ju?! Po të mos u kishte marrë ambasada amerikane një nga një nuk do e kishit votuar. Tani bëni numra për vetingun, jo shiko se është një ndryshim kushtetues nga ne, jo është ndryshim kushtetues nga ata. Për ca i bini vërdallë? Votoheni zgjatjen e Vetingut, aty fillon. Mbani shënim për rindërtimin dhe mos gënjeni, nuk dua tu futem emrave se ka histori të gjatë. Janë 33 mijë familje, falas.

Nuk ka pasur asnjë forcë politike, që të bëjë këtë që bëri kjo forcë politike. Janë 1049 familje që do të futen në shtëpi në datën 25 nëntor të këtij viti, dhe në fund të shtatorit të vitit tjetër do kemi përfunduar me rindërtimin. Më sillni një raport të një organizate, pse nuk sillni një raport të KE-së, thotë që qeveria shqiptare i ka bërë detyrat e shtëpisë. 10 për qind rritet pagesa e papunësisë. Votoni reformën në drejtësi, votoni vetingun, që të punojmë bashkë për shoqërinë dixhitale.

Alibeaj: Flet ti për reformën në drejtësi?! Kur do shkosh në SPAK të përgjigjesh?

Ahmetaj: Pas teje.

Alibeaj: Unë kam shkuar dhe kam çuar kallëzim për ty. Ti flet për rindërtimin?! Kur do shkosh në SPAK për 120 milionë euro që një javë para ditës së zgjedhjeve i shpërndave për të blerë vota.

Ahmetaj: Mos u bëj qesharak.

Alibeaj: Kur të flasësh ti për drejtësi atëherë tu kërkosh shqiptarëve për të votuarve. Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi kur të shohin ty dhe atë tjetrin kështu (kryqëzon duart)

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *