Debati/ Gjekmarkaj-Topallit: Ikët nga PD dhe krijuat 6 parti. Në vend të sulmosh Ramën, po merresh me Bashën

Kandidati i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj gjatë një debati me Jozefina Topallain, thotë se është e paarsyeshme që ajo të sulmojë partinë që dikur ishte nënkryetare.

gjekmarkaj-770x434

Sipas tij, sulmet e Topallit apo qoftë edhe të Patozit nuk dëmtojnë as PD e as Bashën pasi nuk kanë peshë elektorale. Për Gjekmarkajn Topalli dhe Patozi po i bëjnë një shërbim të pastër qeverisë.

AGRON GJEKMARKAJ: Shpresoja, ose mendoja që me znj. Topalli dhe Patozi të ishim duke folur kundër qeverisë e Ramës, debati filloi me një sulm ndaj PD që zonja ka qenë anëtare, kryetare e kuvendit, ka kërkuar vota, tani që nuk kërkon vota për partinë, kërkon për partinë.

Kam qenë kundër, me pozicionin, paradoksale që zonja ka bërë parti dhe është e drejta, kurse unë jam kandidat në Lezhë. Jo paradoksale se e meritoj apo jo unë, por për kritikat ndaj lidershipit

Shërbim i pastër ndaj qeverisë. Mënyra si menaxhohet fushata, znj.Topalli preferon të sulmojë PD. PD nuk është Basha, Berisha, Topalli, Gjekmarkaj e Patozi. Partitë edhe gabojnë, edhe përmirësojnë. Partitë janë institucion, PD është institucion politik dhe etik. Ikja e personave me të drejtë dhe pa të drejtë nuk i rrëzon, ato mbeten. Ato përmirësohen.

Me duket e paarsyeshme që përballë Ramës të sulmosh PD. E kam thënë edhe të tjera që më duket mua shërbim ndaj qeverisjë. Sepse nuk dëmtohet PD, as Basha. Të gjithë e dinë të djathtët, ata që shpresojnë se rrëzimi i Ramës mund të ndodhë. Nuk e bën dot me gjithë çfarë kanë bërë Topalli e Patozi. Janë individë të respektuar, por pa forcë elektorale. S’do merrni 71 mandate për të bërë qeverinë.

Akuzohet sigurisht që Basha ka bërë gabime, është shenjë e mirë, e ka ftuar dhe Topallin të jetë pjesë e PD. Patozi krijoi partinë. Akuzohet kryetari i partisë se ka uzurpuar partisë. Këta kanë bërë 6 parti, dhe janë bërë gjithë kryetarë, të bënin 1 parti. Imagjino po të hiqnin Bashën, të bëhej Jozefina, a do e pranonte.

JOZEFINA TOPALLI: Kandidati i Bashës po shfaqet si analist. Pavërtetësi në opinionin publik. Analistat ose opinionistat, siç janë në botë por rrallë në Shqipëri duhet të jenë të pavarur, mos vuajnë nga problemet e liderit.

Po ndodh fenomen interesant. Më vjen mirë që e kam përballë. Në të gjitha strukturat, se këta janë kandidatë të Bashës. Janë asgjësuar, janë rikthyer emrat që janë hequr, dhe është

Në këtë aspekt kanë një detyrë, armiku i tyre është Jozefina Topalli. Dhe kanë të njëjtin fjalor. Unë kam kënaqësinë ta kem përballë si kandidat. Nuk ishte më parë i sinqertë. Përdorimi i karriges së analistit, siç kanë probleme forcat politike, edhe liderat. Por Agron i dashur, nuk më bën përshtypje çfarë thotë një njeri që s’ka asnjë kontribut në PD. Që ka tradhëtuar çdo kauzë. Dhe të më thuash mua që nuk sulmoj, je me 8 vite vonesë. Kur unë flisja, ju nuk flisnit pë gjërat e rënda.

AGRON GJEKMARKAJ: Kam folur më shumë se ju znj. Jozefina. Respekti personal nuk më lejon të kaloj etikën, por nuk e pengon të them disa të vërteta. Bëtë një kështu. Duhet të jap një përgjigje. Analiza juaj ndaj personi tim, është kurajë e tepërt. Ta mendoni si të doni. Përtej faktit që keni qenë kryetare e parlamentit, e merituar apo jo, nuk besoj se keni ndonjë staturë të madhe që ju të bëni të tilla kirurgji.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *