Debati për partinë e ekstremit të djathtë në Gjermani, DW: Jo më fonde për armiqtë e demokracisë?

debati per partine e ekstremit te djathte ne gjermani dw jo me fonde per armiqte e demokracise

Partitë me qëndrime armiqësore ndaj kushtetutës mund të përjashtohen nga financimi shtetëror, si ndodhi dje me partinë pasuese të NPD, “Vendlindja”. A mund të prekë kjo partinë pjesërisht ekstremiste të djathtë, AfD?

Gjermania në janarin e vitit 2024: Partia Alternativa për Gjermaninë,AfD, e kategorizuar nga Mbrojtja Kushtetuese si pjesërisht ekstremiste e djathtë arrin në sondazhe vlerat maksimale. Në të njëjtën kohë dalin në rrugët gjermane qindra mijëra vetë, për të demonstruar kundër partisë me qëndrim armiqësor ndaj migrimit. Edhe në Bundestag debatohet për mënyrën si duhet vepruar me AfD. Tre partitë qeverisëse, socialdemokratët, SPD, Të Gjelbrit, dhe liberalët, FDP kanë dorëzuar kërkesën për debatin parlamentar: “Demokraci që mbrohet në një vend me diversitet – qëndrim i qartë kundër armiqve të demokracisë dhe planeve të dëbimit.”

Raportime mbi plane për riemirigrimin e miliona vetëve

Shkas për debatin në Bundetag ishte një raport mediatik për një takim të ekstremistëve të djathtë, në të cilin morën pjesë funksionarë të AfD-së por edhe anëtarë të partisë kristian-demokrate, CDU. Aty është bërë fjalë për një të ashtuquajtur riemigrim të miliona personave të ardhur në Gjermani. Bernd Baumann, drejtues ekzekutiv parlamentar i AfD e cilësoi takimin si një “klub debatimi të vogël dhe privat”, që “është zmadhuar në një takim shumë të rrezikshëm”. Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, SPD kundërpërgjigjet: “Ne shohim përpjekje aktive të lëvizen kufijtë dhe të sillet në mesin e shoqërisë përçmimi për demokracinë dhe antihumanizmi.”

Faeser: “Kjo demokraci di të mbrohet”

Faeser është përgjegjëse për sigurinë në Gjermani e njëkohësisht edhe për Entin e Mbrojtjes Kushtetuese. “Kjo demokraci di të mbrohet”, me këto fjalë iu drejtua ajo në sallën plenare grupit parlamentar të AfD. Ministrja gjermane e përfytyron madje edhe ndalimin e partisë AfD, por si mjetin e fundit. Në vitin 2017 procedura për ndalimin e partisë nacionaliste dhe raciste, Partia Nacionaldemokratike e Gjermanisë, NPD dështoi. Një pjesë e kësaj partie është shndërruar në partinë “Atdheu” dhe nuk ka peshë politike, e pikërisht për këtë shkak nuk u ndalua nga Gjykata Kushtetuese. (e akt.) Por dje Gjykata Kushtetuese vendosi t’i heqë financimin shtetëror partisë “Atdheu”. Kjo u interpretua në Gjermania si një sinjal për AfD.

AfD konsiderohet pjesërisht “ekstremiste e djathtë”

Ndryshe është partia AfD: ajo ndodhet në udhën e suksesit, dhe në 3 nga 16 landet gjermane është kategorizuar “e provuar si ekstremiste e djathtë”. Për ndalimin e një partie pengesat janë të larta – këtë e ka vendosur Gjykata Kushtetuese Federale. Për këtë duhet të ekzistonte një lloj probabiliteti që partia ta kishte atë peshë politike, sa t’i realizonte qëllimet e saj, sipas sqarimeve të konstitucionalistit nga Berlini, Christian Pestalozza për DW.

Më i lehtë është përjashtimi nga financimet shtetërore i një partie armiqësore ndaj kushtetutës. Në Gjermani partitë financohen nga kontributet e anëtarëve, nga donacionet dhe tatimet e taksapaguesve. Këtu vlen: sa më e lartë mbështetja në votime, aq më shumë pretendime ka kjo parti për fonde nga arka e shtetit. Për AfD aktualisht rrjedhin nga kjo arkë mbi 10 milionë euro.

Christian Pestalozza e shikon si më të mundshme ndaljen e financimeve për një parti që me gjasa ndjek qëllime antikushtetuese. “Për këtë mjafton që ata t’i ndjekin këto qëllime, pa qenë e nevojshme të sillen prova, se partia ka potencial edhe t’i verë në jetë këto qëllime.” Edhe nëse programi i AfD-së relativisht tingëllon i padëmshëm, por realiteti është ndryshe mjafton, sipas Christian Pestalozza. “Por nëse janë plotësuar këto kushte, ky mbetet tani një spekulim. Këtë e dinë më mirë autoritetet e Mbrojtjes Kushtetuese, që partinë dhe degët e saj në lande i mbajnë nën vëzhgim.”

Ku e vëzhgon Mbrojtja Kushtetuese AfD-në?

Në tre lande gjermane, Tyringji, Saksoni dhe Saksoni-Anhalt, partia AfD mund të përgjohet me metoda të shërbimit sekret si përgjimi i telefonave, për shkak se është kategorizuar si i ashtuquajtur rast për t’u mbajtur nën vëzhgim. Konstitucionalisti nga Berlini e quan të mundur që në këto tre lande partia të përjashtohet nga fondet shtetërore. Kusht për këtë është një kërkesa e qeverisë apo parlamentit. Megjithatë Gjykata Kushtetuese mund të dile me vendime tërësisht të tjera, se autoritetet e Mbrojtjes Kushtetuese. Por këtë nuk e pres, thekson Pestalozza.

Eksperti jurist për çështjet kushtetuese, Azim Semizoğlu nga Universiteit i Lajpcigut është më skeptik në lidhje me përjashtimin e AfD nga fondet shtetërore. Sepse sipas tij kusht do të ishte që programi i AfD të kazegorizohej edhe nga gjykata si antikushtetues. Kjo mund të jetë problematike, sipas tij.

Një mundësi tjetër për të vepruar ndaj armiqve të kushtetutës është edhe heqja e të drejtave bazë të personave të caktuar. Ata për shembull në një rast të tillë nuk do të lejoheshin të kandidonin për poste publike. Një peticion online në Gjermani kërkon ta arrijë këtë për Björn Höcke. Kreu i AfD-së për Tyringjinë sipas një vendimi të gjykatës mund të thirret si fashist. Në sondazhet për zgjedhjet në shtator 2024 në land AfD kryeson me 30%. Shumë vetë kanë frikë, se Björn Höcke mund të zgjidhet kryeministri i parë i AfD në një land gjerman. Eksperti Semizoğlu dyshon, se Höckes mund t’i hiqet e drejta bazë për poste publike. Në të kaluarën përpjekje të tilla nuk kanë pasur sukses dhe pengesat janë të mëdha.

Sa e fortë është demokracia në Gjermani?

Pavarësisht debateve për ndalimin e një partie apo sanksionet e mundshme kundër AfD-së apo personave të caktuar, Semizoğlu e shikon si shumë të fortë demokracinë në Gjermani që mund të mbrohet ndaj armiqve të saj. “Kur shoh, se sa shumë njerëz dalin në rrugë kundër qëndrimeve raciste, atëherë ky është një moment që të inkurajon.”/DW

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts