Debati për projektin e Akademisë së Shkencave/ Artan Fuga: Pa u çliruar nga dogma staliniste, historia do të mbetet një përrallë nacionaliste






Ndërsa kanë nisur debatet mbi projektin e Akademisë së Shkencave,  “Historia e re e shqiptarëve”, akademiku Artan Fuga thotë se të shkruash një histori të çliruar nga bataku metodologjik stalinist është çështje e kuptimit filozofik të historisë.

artanfugaa1 (1)

Ai shkruan se pa u çliruar mendimi historik nga dogmat staliniste të rrënjosura në dekada, pa një ballafaqim me kuptimin postmodernist të historisë, historia do të mbetet një përrallë nacionaliste.

Reagimi:

Te shkruash një histori staliniste dhe të shkruash një histori antikomuniste kjo nuk ka lidhje fare me atë që ti gjen një dokument që njollos një ballist a legalist, unë gjej një dokument që njollos një komunist!

Ka shumë të ngjarë që të dyja të jenë ndërtuar me metodologji staliniste. Njëra stalinizëm komunist, tjetra stalinizëm antikomunist.

Të ndërtosh një histori të çliruar nga bataku metodologjik stalinist është çështje e kuptimit filozofik të historisë, e metodologjisë filozofike të kuptimit të fakteve dhe ngjarjeve.

Pa u çliruar mendimi historik nga dogmat botëkuptimore staliniste të rrënjosura në dekada, pa një ballafaqim me kuptimin postmodernist të historisë, historia do të mbetet një përrallë nacionaliste, e veshur me propagandë ideologjike për pushtetin dhe e mbushur me paragjykimet e atyre që shkruajnë.

Por do presim, do të shohim, dhe të kemi kohën për të parë rezultatin!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *