Debati për shkarkimin e Presidentit/ Zheji: Aksioni është politik! Hyseni: Nëse vendos ‘Kushtetuesja’, brenda 10 ditësh…






Kryetari i komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit, deputeti Alket Hyseni është shprehur se procedura e shkarkimit ka qenë e kushtëzuar nga shkeljet kushtetuese.

zheji-hyseni-meta

Në një debat me analistin Artur Zheji në “Opinion”, Hyseni ka listuar një sërë shkeljesh, ndërsa Zheji tha se aksioni është politik.

Hyseni: Ne jemi në rastin kur jemi të kushtëzuar për ta nisur këtë proces, sepse shkeljet e Kushtetutës në gjykimin tonë dhe të parlamentit të mbështetur në 104 vota është fakti që presidenti ka kryer disa shkelje të Kushtetutës dhe janë disa shkelje të rënda:

Ka shkeljen e parimit të unitetit të popullit

Ka shkeljen e betimit

Ka shkelje që lidhen me procesin zgjedhor

Ka shkelje që lidhen me marrëdhëniet me partnerët tanë strategjikë

Ka shkelje që lidhen  më pavarësinë dhe funksionimin e institucioneve

Ka shkelje që lidhen me partnerët tanë ndërkombëtare.

Ka shkelje që lidhjen me rendin dhe sigurinë publike

Një tërësi shkeljesh të cilat nuk na lejojnë të marrim aksione politike sipas dëshirave dhe favoreve.

Xheji: Pse ngatërroheni, aksioni për shkarkimin e presidentit është një aksion politik. Po bini në konflikt me kryeministrin kot. Ke për ta parë më vonë që e ke gabim.

Hyseni: Kryeministri ka qenë aq i qartë sa nuk e imagjinoni dot.

Zheji: I dashur Alket doja të të mbroja dhe jo të sulmoja.

Hyseni u shpreh se nëse Gjykata Kushtetuese e shqyrton shpejt vendimin, procedurat për shkarkimin e Presidentit i nis parlamenti ekzistues.

Në varësi të kohës se kur merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të parashikohet ky aspekt. Nëse gjykata e shqyrton shpejt, kushtetuta përcakton edhe afate se kur fillon caktimi i presidentit të ri. Ky parlament fillon procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri, sepse Kushtetuta përcakton afatin që brenda 10 ditësh fillon procesi. Nuk të lejon të gjykosh as me moral dhe as kushtetues. Ky proces është strikt kushtetues, sepse hapat janë të përcaktuara dhe të kushtëzuara dhe nuk të lejojnë të ndërtosh alternativa politike”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *