DEBATI/ Spiropali ironizon deputetët e PD-së te “Ligjet”: Ju dëgjoj me ëndje, më pëlqen theksi dhe toni juaj! Bylykbashi: Bëj kujdes kur flet, jemi…








Mbledhja Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohet projektligji i propozuar nga ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, në lidhje me krijimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, u shoqërua me debate të shumta mes kësaj të fundit dhe deputetëve të Partisë Demokratike.

Spiropali-perplasja-komisioni-ligjeve-Perplasja

Pikënisje e debatit, ishte një ironi e bërë nga Spiropali ndaj deputetëve të opozitës.

Ministrja në fjalën e saj inkurajoi deputetët Alibeaj dhe Bylykbashi që të vijonin teatralitetin e oponencës ndaj projektligjit, pasi asaj i shijonte toni dhe theksi i tyre.

Në këtë pikë ndërhyri deputeti Bylykbashi, i cili i kërkoi ministres të bënte kujdes me fjalët pasi ndodhej në Komisionin e Ligjeve.

Pjesë nga biseda:

Elisa Spiropali: Unë ju falënderoj ju dhe të gjithë komisionin për kontributin e dhënën në këtë projektligj. E posaçërisht ju që si relatore të projektligjit që në dakordësi me grupin nismëtar arriti në këtë produkt që jo vetëm nuk u lexua këtu, as nuk është lexuar përpara se të vihej në këtë komision. Pavarësisht teatralitetit të shquar të disa deputetëve këtu që unë i dëgjoj me ëndje, sepse më shijon toni dhe theksi.

Oerd Bylykbashi: Zonja ministre bëni kujdes kujdes kur flisni, jemi në Komisionin e Ligjeve.

Elisa Spiropali: Ju të bëni kujdes! Nuk ju drejtova juve njëherë.

Oerd Bylykbashi: Bëni kujdes kur flisni në Komisionin e Ligjeve

Elisa Spiropali: Ishte një kompliment, por së fundi edhe komplimentet nuk i pranoni , jeni shumë të shqetësuar. Për sa i përket çështjeve që ju diskutuat, dua të them që zoti Alibeaj i është referuar një varianti të vjetër të projektligjit dhe po diskutonte në parim. Diskutime të cilat në i kemi ezauruar. Unë e kuptoj ju do ta bëni këtu diskutimin tuaj, do ta bëni dhe në seancë patjetër, e keni këtë të drejtë. Madje flisni sa më shumë se mirë është që qytetarët t’iu dëgjojnë. Për sa i përket ndryshimeve është kontribut i përbashkët këtu.

Enkelejd Alibeaj: Ligji Spiropali apo ligji Bushka ndajeni këtë muhabet?

Elisa Spiropali: Do doja të ishte shumë ligji Spiropali, por ka qenë dhe propozimet e relatores dhe të grupit nismëtar që kanë arritur në këtë produkt për tu miratuar këtu në Komisionin e Ligjeve.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *