Dëbimet e emigrantëve/ I dërguari i Haitit në SHBA jep dorëheqjen: Çnjerëzore! Bandat e armatosura po kontrollojnë jetët e tyre

I dërguari i posaçëm amerikan për Haitin ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste për dëbimin e emigrantëve nga Haiti.
“Vendimi i SHBA për të dërguar emigrantët në një vend ku bandat e armatosura kontrollonin jetën e përditshme ishte çnjerëzor”’-tha Daniel Foote në letrën e tij të dorëheqjes.

Fundjavën e kaluar, Shtetet e Bashkuara filluan të dëbojnë emigrantët nga një qytet kufitar i Teksasit i cili ka parë një dyndje, me rreth 13,000 të mbledhur nën një urë. Ata kanë pritur në një kamp të improvizuar në temperatura prej 37 gradë Celsius. Zyrtarët lokalë kanë luftuar për t’u siguruar atyre ushqim dhe kanalizime adekuate.

Shumica e atyre që janë në kamp janë Haitianë, por ka edhe kubanë, peruanë, venezuelianë dhe nikaraguanë të pranishëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *