Debitë e dritave, pagesë fikse mujore për pensionistët! Ja kategoritë që përfitojnë lehtësi! Skema për pagesat me këste, e vlefshme deri në fund të vitit

debite e dritave pagese fikse mujore per pensionistet ja kategorite qe perfitojne lehtesi skema per pagesat me keste e vlefshme deri ne fund te vitit



































Qytetarët që kanë debi të akumuluara ndër vite për shkak të mospagesës së rregullt të faturave të energjisë elektrike kanë afat që deri në fund të këtij viti të kenë lidhur një akt marrëveshje me OSHEE-në, me qëllim për të përfituar nga skemat lehtësuese që ul kamatëvonesat nga 50-100 për qind.

OSHEJA

Pas një analize që OSHEE ka bërë mbi arkëtimet, rezulton një debi në vlerën e 85 miliardëve, një të tretën e të cilës e zënë institucionet publike, ndërsa pjesën dërrmuese qytetarët. Nisur nga kjo, OSHEE ka dalë së fundmi me një skemë të re lehtësuese për shlyerjen e këtyre kësteve të prapambetura duke administruar edhe një pjesë të kamatëvonesave.

Ata që nuk pranojnë t’i nënshtrohen kësaj skeme do të penalizohen, pasi futen në të ashtuquajturën “listë të zezë” apo atë që do të përballen me ndërprerjen e energjisë elektrike. Ndaj, apeli shkon për ta, që të paraqiten pranë zyrave të OSHEE për të lidhur akt marrëveshjen për shlyerjen me këste.

PENSIONISTET

Në ka një kategori që është e para në pagesat e rregullta të faturave, por edhe më të ndërgjegjshmit në raport me detyrimet ndaj shtetit janë pensionistët. Pikërisht këta, si një ndër shtresat e margjinalizuara të shoqërisë, bashkë me kategori të tjera janë përfituesit e parë të shlyerjes së debive të prapambetura përmes një tarife fikse mujore prej 1200 lekësh. Bashkë me ta, edhe klientë familjarë që trajtohen me ndihmë ekonomike, dhe klientët me status të veçantë.

Klientët e tjerë familjarë mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 2800 lekë, ndërsa Klientët jo familjarë, buxhetorë dhe jo buxhetorë mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste të përcaktuara që variojnë nga 24 deri në 120 këste, bazuar në vlerën e debisë. Pra, në bazë të vlerës së debisë bëhet edhe përcaktimi i kësteve që ata do të likuidojnë.

PROCEDURA E PERFITIMIT

Çdo familjar duhet të paraqitet në zyrat e OSHEEsë për të sqaruar me procedurën dhe dokumentet që nevojiten për të lidhur aktmarrëveshjen. Kusht për t’u futur në marrëdhënie me OSHEE-në është likujdimi i rregullt i faturave për vitin 2023 e në vijim. Marrëveshja vlen vetëm për detyrime të akumuluara deri në dhjetorin e vitit 2022. Në skemat e aktmarrëveshjeve, që do të zbatohen gjatë këtij viti, do të përfshihen gjithashtu edhe detyrimet e papaguara nga faturat; dëmi ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive, që i përkasin vitit 2023 e në vijim. Sa i takon skemave të pagesave të menjëhershme, nëse paguhet e gjitha kamatëvonesa falet në masën 70 për qind. Për klientët jo familjarë buxhetorë dhe jo buxhetorë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 50 për qind, ndërsa kategoria klientë jo familjarë biznes i vogël përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 100 për qind.

Në këtë rast, biznesi i vogël është i favorizuar nga kamatëvonesës. Për t’u theksuar është fakti se nga lehtësirat e aplikueshme, OSHEE ul vetëm masën e kamatëvonesave, por jo të vlerës së energjisë elektrike të shpenzuar.

Pra, çfarë është shpenzuar OSHEE nuk e amniston, por vetëm barrën e kamatëvonesave ndër vite, një mënyrë kjo për të mbushur arkën e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, por edhe lehtësi për qytetarët. Dhe çka është më e rëndësishme për qytetarët është fakti që kjo skemë do jetë në fuqi deri në fund të vitit 2024, ndaj apeli i OSHEE është të paraqiten sa më shpejt për shlyerjen e debive kundrejt lehtësimit nga kamatëvone

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts