Debuton Portugalia, Martinez: Ku mund të shkojmë? Kam marrë me vete 7 këmisha…

debuton portugalia martinez ku mund te shkojme kam marre me vete 7 kemisha

































Pasi të gjitha favoritet kryesore të këtij Europiani deri tani nuk kanë zhgënjyer, përkundrazi kanë fituar që të gjitha, sot në mbrëmje do të jetë radha e Portugalisë për të kërkuar që të futet mes ekipeve që pretendenteve për fitoren finale.

MARTINEZ

Dhe duke dëgjuar fjalët e trajnerit të iberikasve, Roberto Martinez, ai është i bindur se Kristiano Ronaldo me shokë mund të bëjnë një tjetër mrekulli si në vitin 2016.

“Më në fund po afron ora që të zbresim në fushë dhe të nisin që t’i marrim gjërat seriozisht. Kanë qenë dy vite të gjata, por shumë intensive, në të cilat unë dhe lojtarët e mi jemi njohur më mirë, por mbi të gjitha kemi inkorporuar atë çfarë ky grup me këto cilësi meriton dhe sesi duhet të arrijë te ajo që kërkon. Personalisht e di që në të tilla nivele nuk ka ndeshje të lehta, por unë kam besim total te ky grup futbollistësh, i cili ka jo vetëm cilësi, por mbi të gjitha shumë pjekuri.

Arritja minimale që na kënaq? Unë di që në këtë udhëtim kam marrë me vete 7 këmisha, nga një për secilën ndeshje (7 ndeshje duhen luajtur për të arritur finalen)… Kështu që kjo është ajo që unë dhe i gjithë populli portugez duam të arrijmë këtu në Gjermani. Do të jetë një turne shumë i bukur, por më në vështirësi se kushdo tjetër do të jem unë dhe askush tjetër. Më duhet të zgjedh vetëm 11, ndërkohë që janë shumë të luajnë çdo ndeshje, edhe pse do të kem nevojë për të gjitha, në çdo moment. Ronaldo e meritoi? Me mua askush nuk vjen nëse nuk e meriton dhe Ronaldo është pjesë e kësaj teorie. Por më duket se kjo është një keqdashje, pasi po flasim për njeriun e rekordeve, njeriun që bën edhe moshën të duket vetëm një numër, ndonëse përgjigjen më të mirë do ua japë ai vetë në fushën e lojës, së bashku me shokët e tij”, deklaroi Martinez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts