Defekt në rrjetin e energjisë elektrike, “në errësirë totale” 15 milionë banorë në Amerikën Qendrore

Një defekt në rrjetin energjetik në Amerikën Qendrore, ka bërë që rreth 15 milionë banorë të mbesin pa energji elektrike.

Reuters shkruan, se problem në lidhjen rajonale la një pjesë të Hondurasit dhe Nikaraguas në errësirë të plotë. Sipas një kumtese është bërë e ditur se përdorimi i energjisë elektrike ka rënë nga 8.300 megavat në vetëm 2.400 në mbarë rajonin, duke përjashtuar Panamanë dhe Kosta Rikën, që pjesa më e madhe e tyre nuk u prek fare nga ky defekt.

EOR (Kompania energjetike) ofron shërbime për rreth 47 milionë njerëz në Amerikën Qendrore, nga Panamaja deri të Guatemala. Reuters shkruan më tej, se si rezultat i kësaj avarie janë shënuar deri më tani një sërë aksidentesh, pasi dhe semaforët kishin dalë jashtë përdorimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *