“Defender 23”/ Gjeneral majori në krye të 25 mijë trupave Wickman flet për News 24: Është mesazh, shqiptarët aleatët më të shkëlqyer!

Me rastin e fillimit të stërvitjes “Defender 23” hapësira e sheshit “Nënë Tereza” ne Tirane u “pushtua” për pak orë nga Forcat e Armatosura Shqiptare dhe Amerikane, armatime të rënda e të sofistikuara ndërsa nga ajri, ushtria amerikane dhuroi spektakël me dy helikoperë Black Hawk.

E ndërsa lufta në frontin e Ukrainës vijon me intensitet, ushtria amerikane po demonstron bashkë ne NATO-n përmes stërvitjes “Defender 23” aftësitë për të dislokuar me shpejtësi trupa të gatishmërisë së lartë dhe armatim luftarak në Europë. Shqipëria është sërish pjesë e rëndësishme e stërvitjes shumëkombëshe përmes 800 ushtarakëve dhe tre bazave që i ka vënë në dispozicion. Stërvitja do të angazhojë në total 25 mijë trupa amerikanë dhe nga vendet aleate dhe partnerë të NATO-s në 29 shtete në një ambient operacional kompleks. Në ditën e vizitorëve të veçantë, drejtuesit e shtetit shqiptar, gjeneralët amerikanë dhe ambasadorja Yuri Kim folën për rëndësinë e stërvitjes ku pjesëmarrja e Shqipërisë merr rëndësi strategjike sa i takon sigurisë rajonale pasi luan një rol kyç përmes gatishmërisë së lartë, ndërveprueshmërise dhe operacionalitetit.

“Unë ndihem krenar, që kam qenë njëri prej jush; e në pozitën time si Komandant i Përgjithshëm inkurajoj qeverinë të shtojë akoma më shumë mbështetjen për Forcat e Armatosura dhe kontributin e Shqipërisë në NATO. Çdo investim më shumë drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, është një investim më shumë drejt stabilitetit; është një investim për të garantuar një të ardhme më të paqtë të brezave të rinj, të cilët kurrsesi nuk duhet të përballen me pasojat shkatërruese që sjellin konfliktet. Koha për të marrë përgjegjësitë tona është tani dhe reagimi duhet t‘i përgjigjet sfidave aktuale”, tha Presidenti Begaj gjatë fjalës në ceremoni. “Jemi këtu si aleatë miq dhe partnerë, amerikanë dhe shqiptarë që qëndrojnë krah për krah, dikur të ndarë veçmas, tani aleatë të NATO-s dhe partnerët më të afërt ushtarak. Në dy vite që prej Defender 2021, bota ka ndryshuar, Shqipëria dhe aleatët tanë të NATO-s janë më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë.”, tha ambasadorja Kim.

Në një intervistë për News 24, Gjeneral Major Michael D. Wickman, shef i shtabit të përgjithshëm i komandës amerikane në Europë dhe Afrikë, i cili është në krye të 25 mijë ushtarakëve, tha se kjo stërvitje është një mesazh i qartë për ata që sot kërcënojnë paqen në Europë.

“Po kështu e mendoj, çdo herë që aleatët dhe partnerët e NATO-s stërviten së bashku, është një tregues i qartë i natyrës së shpejtë që ka NATO-ja në rajon. “Bashkëpunimi me Forcat e Armatosura Shqiptare është i shkëlqyer. Duhet të përmend faktin se Shqipëria është një partner dhe aleat i shumë i mirë qe ne kemi. Kemi mundësinë për t’u trajnuar së bashku, nga kjo, ne përfitojmë për të patur një siguri rajonale të shtuar. Ne mirëpresim çdo mundësi që të trajnohemi dhe stërvitemi bashku me Forcat e Armatosura Shqiptare. Bëhemi më të fuqishëm bashkë”,- tha në një intervistë për gazetaren e televizionit News 24 Aurora Golemi, gjeneral major Michael D. Wickman, shef i shtabit të përgjithshëm i komandës amerikane në Europë dhe Afrikë.

Ne kuadër te Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” në datat 15 maj – 9 qershor 2023, Shqipëria do të zhvillojë stërvitjet e quajtura “Imediate Response” dhe “Astral Knight”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts