Defiçifi buxhetor, pensionet e PPP-të/ Dash Shehi: Banka e Shqipërisë t’i fusë pak duart, se ditën kur rrëzohet kjo barakja i zë të gjithë brenda. Hajde hapim ato bonot e kohës së Enverit dhe…








Deputeti i Kuvendit, Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së ka ngritur shqetësimin e tij në komisionin e Ekonomisë për deficitin buxhetor dhe për kontratat me PPP për ndërtimin e veprave publike.

dash shehi

Shehi kërkoi nga Banka e Shqipërisë që të ndërhyjë “të gjejnë një formulë tjetër përballimi financiar”.

“Meqë në gjithë këtë u identifikua dhe një rrezikshmëri, prishja e balancave makroekonomike, me skemën e sigurimeve, pensioneve dhe shëndetësore, por në radhë të parë sigurimet dhe PPP.

Doja që banka e Shqiperise ti fusë pak duart në këtë punë, s’po e them shqip që të fusë turinjtë tek kjo pune, se u bë vite që vazhdon kjo e banka duhet të ishte kontributor për ta shtyrë qeverinë, disa prej ktyre mund të gjejnë një formulë tjetër përballimi financiar”, tha Dash Shehi.

Duke folur per rrezikun nga PPP-te, Shehi tha se kjo eshte nje formule e tmerrshme qe ka zgjedhur qeveria dhe qe rendon buxhetin e shtetit.

“Hajde hapim ato bonot i mbani mend që ishin në kohën e Enver Hoxhës? Ishin të identifikuara, hapim brenda borxhit të brendshëm një thes që thotë ky është thes për rrugët. E qytetarët shkojnë blejnë bonot e kësaj pune dhe këto para i merr shteti shqiptar dhe i vë në tender jo me ofertues.

Xhepi i PPP është i mbushur me trike legjislative, me kohë te shpenzuara e llafe kot, për një qëllim të vetem që e kuptojnë të gjithë se është teknika më e lehtë për ti marrë paret për ti cuar nga publiku te privati. Ky është gjykimi im.

Banka kur e përmend që PPP është një nga elementet kryesore…do thoja edhe kolegëve këtu që ti marrim me seriozitet këtë punë se pak rëndësi ka kush është në qeveri se ditën kur rrëzohet kjo barakja i zë të gjithë brenda, meqë jemi me bankën e Shqipërisë jo me ndërmarrjen e zarzavateve”, tha Shehi.

Deklarata e plotë:

U bë në 2015 reforma për pensionet, e kam mbështet edhe unë, u mendua që do na e zgjidhë punën e deficitit të pensioneve, por ka zgjidh një element.

Pensionet sot s’kanë më tavan merren më të mëdha, Ky është avantazh, por sa i përket deficitit është përkeqësuar.

Mesa shoh unë do vazhdojë të përkeqësohet. S’ka ndonjë skemë që e zgjidh këtë punë? NMoshn e kemi cuar 65, mund ta rrisim dhe nja dy vjet ska më, ka ngelur niveli i kontributeve, po deshe me i rrit do rritt kosto e puëns. ka ardhur dita këtu që duhet të bëjmë me dije që pensionet do ngelen shumë vite kështu si janë nëse nuk rriten, do rriten cik pagat do rriten dhe cik këto.

Atëherë duhet të gjejmë shteg tjetër. Banka duhet të shohë cik përpara përtej bedhe qev erisë në këtë skemë ndryshe ky 470 mln do rritt dhe më tepër se nën prsionet gjehdore poltiiek gardhi i pensioneve shtë car ënë shumë venede
këtu për ushtarakët do rritet por nga do meren nga kjo trajse, ky rrezik do shtohet nëse ska skemë të re

E dyta për PPP s’e shikoj kaq tragjike këtë punë se është politikë që e ka zgjedhur qeveria, po të jetë një qeveri tjetër zgjedh skemë tjetër e nuk e rëndon buxhetin kështu.

Cfarë ndodh me PPP-të? Duhen para për të bërë veprat publike, mund të meren në disa forma, kjo qeveri dhe ato që ishin përpara me thënë të drejtën, ka zgjedhur formulën më të keqe, më të dëmshme në kurriz të parsë publike.

Thonë do i marrim PPP-të nëpërmjet ofertuesit dhe vjen ofertuesi më i mirë. Kushdo që të jetë s’është kurrë tender shtetëror.

Pse shkojmë për të kërkuar me interesa gjigande te privati?

Hajde hapim ato bonot i mbani mend që ishin në kohën e Enver Hoxhës? Ishin të identifikuara, hapim brenda borxhit të brendshëm një thes që thotë ky është thes për rrugët. E qytetarët shkojnë blejnë bonot e kësaj pune dhe këto para i merr shteti shqiptar dhe i vë në tender jo me ofertues.

Po ti vëjë me tender shteti të jeni të sigurt që tendri e ul vlerën e objektit me 20-25%.

E dyta para për këtë mund të marrim në tregun e brendshëm. Kush e ka sajuar këtë skemë kaq të tmerrshme që e rëndon buxhetin?

Edhe banka duhet të japë një qëndrim për objektet publike që janë në projeksion te KE për tu financuar deri në 30% e nuk merren në konsideratë.

E cfarë i duhen qeverisë shqiptare 1.4 miliard për të bërë atë rrugën nga Miloti në Fier kur atë e merr përsipër 30% grante KE?

Xhepi i PPP është i mbushur me trike legjislative, me kohë te shpenzuara e llafe kot, për një qëllim të vetem që e kuptojnë të gjithë se është teknika më e lehtë për ti marrë paret për ti cuar nga publiku te privati. Ky është gjykimi im.

Banka kur e përmend që PPP është një nga elementet kryesore…do thoja edhe kolegëve këtu që ti marrim me seriozitet këtë punë se pak rëndësi ka kush është në qeveri se ditën kur rrëzohet kjo barakja i zë të gjithë brenda, meqë jemi me bankën e Shqipërisë jo me ndërmarrjen e zarzavateve.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *