Dega e PD Rrogozhinë propozon kandidatin. Ja emri që do garojë për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e 6 marsit








rrogozhineDega e PD Rrogozhinë ka finalizuar procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryetae Bashkie. Pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, mbremjen e sotme Kryesia e Degës se PD Rrogozhinë ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie.

Sipas burimeve në PD, Ferdinand Saraçi është emri i propozuar nga demokratët e Rrogozhinës, i cili ende nuk është zyrtarizuar.

Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore në një vendimmarrje të Kryesisë së Degës. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partise dhe Kryesitë e Degeve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së nesërme. Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH.

Deri tani eshte zyrtarizuar kandidati i PD për Durrësin, i cili do te jete Luan Hoti.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.