Partia Demokratike dega Vlorë, Selenicë, Delvinë dhe Himarë dhe kandidati i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj kanë dalë në mbështetje të kreut demokrat, Lulzim Basha.
Nga takimet që Bujar Leskaj ka zhvilluar me degët e PD në qarkun e Vlorës është deklaruar mbështetja 200% të Lulzim Bashës.
Kujtojmë që Lulzim Basha, pas humbjes së zgjedhjeve pretendon se votat janë manipuluar. Në fjalën e tij, Basha u shpreh se beteja sapo ka filluar dhe se do të vazhdojë të luftojë për sigurimin e fitores dhe largimin e atij që ai e quajti ‘regjim’.
Ndërkohë nga ana tjetër, zëra brenda Partisë Demokratike kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al