“Dëgjova se Luli ka thënë se do hapim Universitetin e Peshkopisë”- Ironizon Edi Rama: Imagjinoni të keni dekan Xhelal Mziun!



Kryeministri Edi Rama ironizoi premtimin e kreut të PD-së Lulzim Basha që u angazhua për rihapjen e filialit të Universitetit në Peshkopi.

rama

Kreu i qeverisë tha se PS nuk do të hapë universitet në Peshkopi, por do të bëjë që të rinjtë e Dibrës të studiojnë në Tiranë, dhe që universitetet e kryeqytetit të integrohen me ato të huaja.

“Dëgjova që Luli kishte thënë do hapim Universitetin e Peshkopisë. A e kuptoni ju tashti? Prapë nga e para, universitet në Peshkopi, në Ulëz, në Burrel, kudo ku shkel Luli. Jo ne nuk do hapim universitet në Peshkopi, ne do bëjmë që vajzat dhe djemtë e Dibrës të shkojnë në universitet në Tiranë. Dhe në Tiranë, sikundër kudo ku kemi universitete do të bëjmë që universitetet e huaja të integrohen me universitetet tona. Dhe prindërit për ata që janë më të mirët të mos thonë hajde ti mbledhim kursimet dhe ti çojmë jashtë shtetit, por në universitetet tona. Universiteti në Peshkopi, imagjinoni e hap Luli edhe të keni dekan Xhelal Mziun!”, tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *