“Degradim që na çon drejt partisë-shtet”/ Lubonja mbi nxjerrjen e të dhënave të qytetarëve: Shkelja e privatësisë skandaloze. Ja roli i “patronazhistit”



Analisti Fatos Lubonja foli sot lidhur me pretendimet për nxjerrjen e të dhënave të qytetarëve nga e-Albania për llogari elektorale të Partisë Socialiste, duke theksuar se shkelja e privatësisë është skandaloze.lubonja

Lubonja u shpreh gjatë intervistës në “News 24” se ky aksion tregon degjenerimin e partisë-shtet.

“Është një aksion zinxhir që tregon degjenerimin e një partie në pushtet. Në vend që t’i fitojë votat me punë, me rezultate, bëhet ky kontroll qelizë më qelizë i shoqërisë. Është degradim që na çon drejt partisë-shtet, në një situatë tjetër, jo me rrezik burgjesh. Mund të pranohet deri te emrat e njerëzve, por jo të dhënat personale të dala nga institucionet shtetërore”, tha Lubonja.

Analisti komentoi edhe rolin e “patronazhistit”, detyrën e të cilit e konsideroi të shëmtuar, ndërsa shtoi se nëse nuk dalin përgjegjësitë mund të vijohet me hapa të tjerë për një survejim edhe më të ethshëm të qytetarëve.

“Personalisht nuk e njoh, por e marr me mend çfarë është. Është një person më aktiv brenda partisë, që ka për detyrë të njohë votuesit e vet. Detyra e tij është të bëjë seleksionimin e qytetarëve, atyre që mendohet se janë të sigurt, që janë kundërt, dhe janë të sigurt. Ky ka një lloj roli aktiv veçanërisht për të pasigurtët, për t’i kthyer në të sigurt. Edhe të sigurtët mund ti përdorë për të ndikuar të pasigurtët. Është një detyrë e shëmtuar sepse nënkupton edhe akte të tjera. Nëse një njeri është i pasigurt askush nuk mund të siguroj se këtij i gjenden pikat e dobëta, ku mund të goditet, me të mirë apo me të keq, me kërcënim të familjarëve, me punën etj. Njerëzit që janë në vëmendjen e një partie për tu ndryshuar edhe fatin e jetës ndonjëherë, është situatë regjimi. Unë kështu e mendoj patronazhistin. Ata në fund të fundit janë vegla që janë emëruar nga një instancë më e lartë. Duhet të dalin përgjegjësitë. Nëse nuk dalin përgjegjësitë nesër këta do të hedhin hapa të tjera drejt survejimit edhe më të ethshëm të qytetarit”, vijoi ai.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *