Deklarata ‘bombë’ e kryeministrit Johnson: Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka bërë një deklaratë bombë lidhur me tensionet në Ukrainë, ku Rusia ka nisur sulmet e para.

Kryeministri Johnson ka deklaruar për “BBC” se Rusia po planifikon “luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945”.

“Të gjitha shenjat janë se plani tashmë në disa kuptime ka filluar”, ka deklaruar ai për BBC.

Inteligjenca sugjeron se Rusia synon të nisë një pushtim, që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas, Kiev, deklaroi Johnson.

“Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë”, u shpreh ai.

Kryeministri britanik po fliste nga Mynihu, ku liderët botërorë po takohen për një konferencë vjetore të sigurisë.

Vlerësimet e fundit nga qeveria amerikane sugjerojnë se numri i trupave ruse të vendosura tani përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusinë fqinje, është midis 169 mijë dhe 190 mijë.

Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar javët e fundit se Rusia mund të përgatitet për të pushtuar në çdo kohë, por Rusia i ka mohuar pretendimet, duke thënë se trupat po kryejnë stërvitje ushtarake në rajon.

I pyetur nëse një pushtim rus ende mendohet të jetë i pashmangshëm, Johnson tha: “Kam frikë se kjo është ajo që tregojnë provat”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.