Deklarata e Bashës kundër Ramës, Metës dhe Berishës/ Zheji: Më në fund shfaqi forcë! Tani do të shohim përshkallëzim. Nazarko: Pikëpyetja është se a i ka zahiret për luftë








Gjatë emisionit të sotëm “Pikat mbi i” në News 24, u diskutuan deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit, kundër asaj që ai e cilësoi si trekëndëshi i Bermudës, treshes Rama-Meta-Berisha.

Zheji Nazarko

Analisti Artur Zheji i cilësoi këto deklarata të Bashës si pasojë të vendosjes në shënjestër si një lideri i dobët, nga të gjithë debatuesit publik si majtas dhe djathtas.

Sipas Zhejit, me këtë veprim kryedemokrati tregoi forcë dhe se vetëpërmbajtja e tij ka marrë fund tashmë.

Analisti theksoi se në vijim do të ketë një përshkallëzim të betejës politike pa filtra nga ana e Bashës.

“Normalisht kemi një situatë ku tensioni politik ka arritur aty ku nuk mban më për Lulzim Bashën. Është bërë një kor i madh diskutuesish publik nga të gjitha anaët politike se Basha është i dobët dhe Berisha i mori partinë. Të gjitha këto amplifikojnë situatën e zotit Basha dhe atij nuk i ka mbetur gjë tjetër që ti vendosi të tre, si Bashën, Berishën dhe Metën, në një thyes të përbashkët, pasi ata i kanë vendosur në rrezik lidershipin. Në këtë këndvështrim mendoj se më në fund Lulzim Basha shfaqi forcë. Ai bëri dhe forcë dhe akt politik ditën e djeshme. Dhe tregoi se ai nuk është as i pamundur dhe as i paditur për të dhënë një goditje të fortë. Ne kuptuam se deri tani Lulzim Basha ka qenë i vetëpërmbajtur, por vetëpërmbajtja e tij mori fund. Tani do të shohim një përshkallëzim pa filtra”, tha Zheji.

Nga ana tjetër analisti Mentor Nazarko, teksa deklaroi se Basha ka treguar se është kryetar i Partisë Demokratike vetëm këto muajt e fundit, ngriti pikëpyetjet se a i ka ai armët për një luftë të gjatë kundër Berishës, Metës dhe Ramës, të cilët kanë lidhje në territor dhe mbështetje elektorale.

“Nuk është që e kundërshtoj Zhejin. Për sa kohë sa është një pozicion i qartë i Bashës. Nëse Basha ka qenë kryetar real i Partisë Demokratike, kanë qenë këto dy muajt e fundit. Atij i duhet një betejë publike ose komunikative, ose një fjalim historik për të shënuar këtë betejë të tij kundër të vjetrës. Unë evidentova një moment të kësaj metafore që ka qenë raporti at e bir me Berishën dhe e aleancës me LSI, si dhe se ai ka patur një bashkëpunim me Ramën në vitin 2017. Pikëpyetja është kjo, një luftë kaq e madhe kundër tre BIG-ëve të politikës shqiptare, a është një luftë e mirëmenduar? Në pikëpamjen komunikative është e gjetur, por a i ka Basha ato zahiret për një luftë të gjatë kundër këtyre tre njerëzve, pasi ata kanë lidhje në territor, kanë interesa dhe kanë elektorat në popullatë.

Pyetja ime është a i ka ai armët për t’i luftuar këta tre personazhe. Në një pjesë të betejës ai po distancohet nga e kaluar. Mua më pëlqen ajo pjesë e opozitës së tij që ka karakter ekonomik. Si denoncimet me karakter ekonomik që bën Tabaku”, tha Nazarko.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *