Deklarata e Berishës, deputeti i PD: E papërgjegjshme! Demokratët duhet të sakrifikohen sepse Rithemelimi më parë bashkëpunon me Ballën

Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat për mundësinë e bashkëpunimit me Lulzim Bashën në Kukës ka ngjallur reagime nga PD.

Anëtari i Kryesisë së PD, deputeti Kreshnik Çollaku e cilëson të papërgjegjshme dhe deklaron se demokratët e Kukësit duhet të sakrifikohen në opozitë sepse Rithemelimi më parë bashkëpunon me Taulant Ballën sesa me pjesën tjetër të PD.

“Pra demokratët e Kukësit duhet të sakrifikohen në opozitë, duhet të vazhdojnë të durojnë shokët e Safetit në Bashki të Kukësit, sepse Rithemelimi më parë bashkëpunon me Taulant Ballën sesa me pjesën tjetër të PD. E papërgjegjshme…”, deklaron Çollaku.

Collaku
Collaku

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts