Deklarata e fundit qeveritare e Merkelit

18:29 24/06/2021

Profesionalisht dhe pa emocione të mëdha

Në Bundestag mbizotëron fryma e lamtumirës. Për herë të fundit kancelarja Angela Merkel foli para deputetëve përpara samitit të BE-së.

Në pamjen e jashtme zonjës, që del në pultin e referuesit, nuk i dallohet asgjë, që ky fjalim do të jetë ndryshe, një fjalim krejt i veçantë. Rreth katër herë në vit jep deklaratën qeveritare përpara Bundestagut, gjithsej ajo ka mbajtur 64 fjalime të tilla. Por ky është i fundit, Merkel nuk rikandidon në shtator dhe as nuk do të jetë më pjesë e parlamentit të ri.

KĂ«tĂ« tĂ« premte nis sezoni i pushimeve tĂ« verĂ«s, ndoshta Merkel pas zgjedhjeve do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« ushtrojĂ« funksionet nĂ« formĂ« komisare nĂ« kancelari, por nĂ« rrethana tĂ« tilla deklaratat qeveritare janĂ« tĂ« pazakonta. Merkel gjatĂ« gjithĂ« kĂ«tyre viteve ka dhĂ«nĂ« deklarata pĂ«r financat, politikĂ«n e Euros, mbrojtjen e klimĂ«s, shkĂ«putjen nga energjia bĂ«rthamore, pĂ«r Brexit-in, politikĂ«n ndaj refugjatĂ«ve. GjithmonĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtin stil. QartĂ«, profesionalisht dhe me fakte.

“Pandemia ende nuk ka marrë fund”

E pra kështu është, kjo do të jetë sivjet edhe tema e samitit të BE-së në Bruksel brenda së njëjtës ditë. Merkel vlerëson përparimin me vaksinimet dhe situatën aktuale me numrin e ulët të infeksioneve, por: “Pandemia ende nuk ka marrë fund e aq më keq në vendet më të varfëra të botës. Por edhe ne në Gjermani e në Europë vazhdojmë të lëvizim në një terren të brishtë. Ne duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Veçanërisht variantet e reja që po shfaqen të virusit si ai Delta na paralajmërojnë të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm.”

Një refuzim të prerë jep Merkel lidhur me diskutimet, kryesisht në SHBA, për zbutjen pjesërisht të mbrojtjes së patentimit për vaksinat. Zhvillimi i mëtejshëm i vaksinave do të arrihet, vetëm nëse ruhet e drejta për mbrojtjen e pasurisë intelektuale.

Përballje kërcënimeve hibride

Edhe arenat ndërkombëtare të luftës do të jenë temë në Bruksel, e për këtë arsye fjalimi i Merkelit merr një notë si një amanet i saj. BE-ja duhet më në të fund të japë një përgjigje të përbashkët ndaj “kërcënimeve hibride” nga Rusia, Kina dhe Turqia. E njëkohësisht duhet të vazhdojë të bashkëpunojë në mënyrë pragmatike me këto vende. Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe demokracisë nuk duhet të jetë vetëm detyrë e SHBA-së. Paaftësia për veprim e Europës që vërehet në shumë çështje e preokupon Merkelin, kjo ndihet në fjalimin e saj. Përndjekja e opozitarëve në Rusi, politika e disinformimit në të gjithë botën: Ndaj këtyre duhet një përgjigje e qartë, sipas Merkelit, sepse “ngjarjet e muajve të fundit, e jo vetëm në Gjermani, kanë treguar qartë, që nuk mjafton kur ne reagojmë të pakoordinuar ndaj provokimeve ruse. Vetëm kështu ne do të mësojmë t’i kundërpërgjigjemi sulmeve hibride nga Rusia.” Më e përqendruar se herë të tjera duket Merkel, fjalimi i saj është dukshëm më i shkurtër dhe më konçiz se zakonisht.

Scholz falenderon personalisht Merkelin

MeqĂ«nĂ«se deklarata e fundit qeveritare e gruas, qĂ« ka drejtuar fatet e GjermanisĂ« pĂ«r njĂ« kohĂ« qĂ« duket si e pafund, tĂ«rheq kaq shumĂ« vĂ«mendje, pas fjalĂ«s sĂ« saj nxitojnĂ« nĂ« pultin e referuesit pasueset e pasuesit e mundshĂ«m tĂ« saj. Kandidati kristiandemokrat pĂ«r kancelar Armin Laschet e merr fjalĂ«n, po ashtu edhe kandidatja pĂ«r kancelare e ekologjistĂ«ve, Annalena Baerbock. NdĂ«rkohĂ« qĂ« socialdemokratĂ«t pĂ«rmes njĂ« truku ia kanĂ« dalĂ« qĂ« edhe kandidati i tyre pĂ«r kancelar Olaf Scholz, i cili nuk Ă«shtĂ« pjesĂ« e parlamentit, ta marrĂ« fjalĂ«n. Grupi parlamentar i socialdemokratĂ«ve ia ka kaluar atij tĂ« drejtĂ«n e fjalĂ«s, sepse Scholz Ă«shtĂ« ministĂ«r i Financave, e formalisht Ă«shtĂ« e pazakontĂ« qĂ« ai tĂ« mbajĂ« fjalim.

Kjo tregon, se të gjithë duan të dalin në fokus për t’u shkëputur nga hija e Merkelit. Scholz është i pari, që përmend, se me shumë gjasë kjo është deklarata e fundit qeveritare e Merkelit: “Eshtë për mua një rast i veçantë për të dhënë një mesazh: Dua të falenderoj kancelaren për bashkëpunimin në politikën për Europën gjatë këtyre viteve. Ne kemi arritur shumë përparime për Europën. Kjo nuk ka qenë e vetëkuptueshme. Unë besoj, që kjo është mirë për Gjermaninë dhe për Europën.”

E qetë gjatë pyetjeve kritike në adresë të qeverisë

Edhe të enjten (24.06) kishte mjaft për t’u miratuar në parlament. Për herë të fundit Merkel u pozicionua në Bundestag lidhur me pyetjet në adresë të qeverisë. Këtë ritual parlamentar në fakt Merkel nuk e ka pasur asnjëherë për zemër, por ky rregull është ruajtur në marrëveshjen e koalicionit me insistimin e socialdemokratëve kur u krijua qeveria më 2018.

Me argumenta bindĂ«se Merkel u pĂ«rgjigjet pyetjeve lidhur me pĂ«rparimin nĂ« procesin e vaksinimit, mbi gjendjen e buxhetit, tĂ« ardhmen e pensioneve, si dhe mbi pajisjen e mjerueshme tĂ« Bundesweher-it. PĂ«r secilĂ«n pyetje ajo ka njĂ« minutĂ« kohĂ« tĂ« japĂ« pĂ«rgjigje, por ajo e vĂ« nĂ« pah qĂ« e ka tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« shohĂ« orĂ«n: “Kur kam shumĂ« mendime nĂ« kokĂ« mĂ« duhet tĂ« jem e pĂ«rqendruar, qĂ« tĂ« mos ngatĂ«rrohem.” Disa deputetĂ« e fotografuan kancelaren nga celulari, sikur tĂ« ishin turistĂ«. Por edhe kĂ«saj here Merkel ishte ajo qĂ« ka qenĂ« gjithmonĂ«. AsnjĂ« fjalĂ« personale nuk konsumoi ajo lidhur me paraqitjet e saj tĂ« fundit. NjĂ« gjĂ« e tillĂ« nuk Ă«shtĂ« pjesĂ« e stilit tĂ« saj, as pas 16 vjetĂ«sh./DW















Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *