Deklarata e Ramës në forumin e Bled-it, Berisha: Hokatar i pacipë dhe i pakripë! Turp për shqiptarët që përfaqësohen nga ai

deklarata e rames ne forumin e bled it berisha hokatar i pacipe dhe i pakripe turp per shqiptaret qe perfaqesohen nga ai
deklarata e rames ne forumin e bled it berisha hokatar i pacipe dhe i pakripe turp per shqiptaret qe perfaqesohen nga ai

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se kryeministri Rama ka bërë një deklaratë “të pacipë dhe të turpshme” gjatë forumit të Bledit në Slloveni.

Berisha iu referua deklaratës së Ramës ku thuhej se “nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin”.

“Rama ka vendosur në Shqipëri regjimin e narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, të bazuar në krimin e organizuar, drogën, korrupsionin e qeveritarëve shqiptarë me të cilin ka detyruar shqiptarët të largohen nga Shqipëria më shumë sesa janë larguar ukrainasit nga bombardimet ruse të fshatrave dhe qyteteve të vendi të tyre”, shkroi Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Një hokatar i pacipë dhe i pakripë!
Të dashur miq,
Në pozitën e një hokatari të pacipë dhe të pakripë Edi Rama, për të shprehur pakënaqësinë e tij, për qëndrimin e ftohtë të BE-së ndaj Shqipërisë deklaroi në Slloveni, në Forumin e Bledit se: Nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin.
Kjo është një deklaratë e pacipë, e turpshme.
Ukrainasit kanë firmosur statusin e kandidatit të vendit të tyre në BE me gjakun, heroizmin, sakrificat e luftën dhe rezistencën e jashtëzakonshme, martirizimin e qindëra mijëra bijve dhe bijave të tyre, për lirinë dhe sovranitetin e vendit të tyre nga agresori barbar rus, por edhe mbrojtjen i lirisë dhe sovranitetit e mbarë kombeve të lira të Europës.
Kurse Edi Rama ka vendosur në Shqipëri regjimin e narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, të bazuar në krimin e organizuar, drogën, korrupsionin e qeveritarëve shqiptarë me të cilin ka detyruar shqiptarët të largohen nga Shqipëria më shumë sesa janë larguar ukrainasit nga bombardimet ruse të fshatrave dhe qyteteve të vendi të tyre.
Për shqiptaret është turp që përfaqësohen nga Edi Rama!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts