Deklarata e Stoltenberg për armët bërthamore, reagon Kremlini: Një tjetër përshkallëzim i tensionit! Ato që tha kreu i NATO-s bien në kundërshtim me…

































Kremlini e ka quajtur “një tjetër përshkallëzim të tensionit” deklaratën e dhënë së fundmi nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, se NATO-ja është duke diskutuar për t’i vënë në gatishmëri armët bërthamore.

peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se komentet e Stoltenbergut bien në kundërshtim me deklaratën e konferencës së paqes për Ukrainën, e cila thoshte se çdo kërcënim ose përdorim i armëve bërthamore në kontekstin e Ukrainës ishte i papranueshëm, raporton Reuters.

“Kjo nuk është gjë tjetër veçse një tjetër përshkallëzim i tensionit”, ka thënë Peskov për komentet e Stoltenbergut të bëra gjatë një interviste për të përditshmen “The Telegraph”.

Rusia thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë po e shtyjnë botën në prag të konfrontimit bërthamor duke i dhënë Ukrainës armë me vlerë miliarda dollarë, disa prej të cilave po përdoren për ta sulmuar territorin rus.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë deri tani fuqitë më të mëdha bërthamore, duke mbajtur rreth 88% të armëve bërthamore në botë, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts