Deklarata surprizë e motrës së Kim Jong Un: Jemi gati t’i japim fund luftës

12:17 24/09/2021

Thirrjes së Koresë së Jugut për t’i dhënë fund luftës me Korenë e Veriut i është përgjigjur motra e udhëheqësit të Veriut.

Kim Yo-jong thotë se ata janë të gatshëm të rifillojnë bisedimet me Jugun nëse ajo i jep fund atyre që Veriu i konsideron  “politika armiqësore”.

Konflikti që përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim dhe jo një traktat paqeje e ndau Gadishullin Korean në dy pjesë, dhe që atëherë provokimet mes tyre nuk kanë ndaluar.

Në fillim të këtij muaj, Koreja e Jugut testoi raketën e saj të parë balistike të lëshuar nga nëndetëset, vetëm disa orë pasi Veriu testoi armën e tyre, duke i dhënë fund shpresave se marrëdhënia mes tyre mund të normalizohej.

Këtë javë, Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in i bëri thirrje Veriut dhe aleatëve të tyre, SHBA-së, që të mbështesin Jugun dhe Kinën që është partneri më i madh ekonomik i Veriut dhe të deklarojnë një përfundim zyrtar të konfliktit dhe të sjellin paqe në gadishull. Ideja e tij u hodh poshtë nga një ministër i Koresë së Veriut i cili e quajti të parakohshme.

Por në një deklaratë të papritur të premten të transmetuar përmes mediave shtetërore, zonja Kim tha se ideja ishte e admirueshme.

“Ajo që duhet hequr janë qëndrimet dypalëshe, paragjykimet jologjike, zakonet e këqija dhe qëndrimi armiqësor për të justifikuar veprimet e tyre, ndërsa fajësojmë ushtrimin tonë të së drejtës për vetëmbrojtje. Vetëm kur përmbushet një parakusht i tillë, do të ishte e mundur të uleshim ballë për ballë dhe të shpallnim përfundimin domethënës të luftës”, tha ajo.

Perspektiva e përfundimit të një lufte më shumë se 70-vjeçare në gadishullin Korean ka qenë shpresa e kësaj administrate në Seul për gati 5 vjet dhe kryesisht e Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Mesa duket, është qëllimi që kërkon të përmbushë përpara se të zgjidhet pasardhësi i tij në Mars. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *