Deklaratat e Berishës ndaj Yuri Kim, reagon DASH: Sulme të pajustifikuara! Ata që minojnë demokracinë të mbajnë përgjegjësi









Departamenti  Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, bërë ndaj ambasadores së SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim. Sipas DASH, sulmet ndaj diplomates janë të pajustifikuara dhe nuk përfaqësojnë popullin shqiptar.

berisha kim

Më tej në reagimin e Departamentit thuhet se ata persona që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Sulmet e pajustifikuara ndaj Ambasadores të SHBA në Tiranë, përfaqësueses personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Ata që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi.”- thuhet në përgjigjen për Top News.

Së fundmi Berisha i bëri thirrje Departamentit të Shtetit që të reagojë lidhur më qëndrimet e mbajtura nga ambasadorja Kim.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar disa herë ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim duke theksuar se kjo e fundit ka ndërhyrë në procesin e drejtësisë.

REAGIMI I YURI KIM

Ndërsa Yuri Kim, iu përgjigj se SHBA-të do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin.

“Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve duke e bërë të qartë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne të bëjnë pjesën tonë në luftën kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO!

SHBA ka bërë dhe do vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjeve që minojnë demokracinë, përbëjnë interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA”, shkroi ajo në një postim në Twitter të premten (23 prill).

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.