DEKLARATAT E FORTA TË ESCOBAR/ Reagon Berisha: E ftoj që të dorëzojë çdo fakt dhe dokument. Mbështetja për Bashën? Shqiptarët nuk i kanë qejf…








Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të zyrtarit të DASH, Gabriel Escobar, i cili ka shprehur mbështetjen për liderin e PD-së, Lulzim Basha.  Për gazetarët, Berisha u shpreh se Amerika nuk duhet të merret me “kukulla”.

Berisha teksa iu drejtua zyrtarit të lartë të DASH, u shpreh se “të mbështesësh Bashën nuk do të thotë të më luftosh mua”.

Ndërsa deklaratave për shpallje “non grata”, që Escobar u shpreh se lidhen me korrupsionin, Berisha e sfidoi duke i kërkuar që të depozitojnë çdo fakt dhe dokumente.

“Unë shpreh keqardhje të madhe, sepse në vizitën e parë reagimi im ishte ky: që shqiptarët janë një komb i vjetër dhe në ato elementë të tyre ata nuk i kanë qejf kukullat.  Po ta vesh re Shqipëria është vendi me tregun më të vogël të kukullave. Pse? Kjo është çështje e analisteve.

Në mënyrën më të sinqertë  i kërkova që mos merret me kukullat. Mendoi se me deklaratën do ta ndihmonte, por jo e patë që jo vetëm nuk ndikoi në Kuvend, por Kuvendi shënoi një rekord historik të paparë në këtë vend. Përsëri thotë se punoi mirë. Por unë i them tani se si mund të punohet mirë me një njeri që për të mbrojtur veten dhe godinën merr banditë dhe vrasës, kur ka edhe gardën.

Ai shpreh qëndrimin e tij, por unë prapë e ftoj zotin Escobar por edhe të tjerët që çdo fakt dhe dokument që kanë ti depozitojë në gjykatë. Cdo fakt dhe dokument që të këta t’jua sjellë shqiptarëve, s’ka nevojë për gjykatë, i marr unë vetë vendimet.

Të mbështesësh Bashën sot jo vetëm që mbështet një kufomë politike, por më keq se kjo. Ai ka një gjë tjetër, të mbështesësh Bashën është një përçmim i madh për shkelmim mbi politikanët shqiptarë Të mbështes Bashën nuk do të thotë të më luftosh mua”, u shpreh Berisha.

CFARE THA ESCOBAR PER BERISHEN

Kujtojmë që një ditë më parë, Escobar u shpreh për Berishë se Amerika nuk ka më punë me atë dhe se çështja e shpalljes non grata është e lidhur me korrupsionin.

Sipas Escobar, vendimi i DASH nuk kishte të bënte me faktin se sa mbështetës mund të nxjerrë Berisha për të ushtruar dhunë në rrugë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Escobar deklaron se autoritetet shqiptare duhet të luftojnë kundër korrupsionit dhe të ndjekin penalisht përgjegjësit.

“Shpallja kishte të bënte me korrupsionin. Nuk kishte të bënte me politikën e mbështetësve të tij apo jetën e tij politike. Dhe ne u kemi bërë thirrje autoriteteve ta luftojnë  korrupsionin kudo që ta identifikojnë dhe të ndjekin penalisht përgjegjësit. Përsa i përket rikthimit, nuk jam i sigurt se është tamam ashtu. Është e mundur që ai të ketë mbështetës. Por unë do t’u tërhiqja vëmendjen atyre që mendojnë se fakti që ai mund të nxjerrë përkrahës të dhunshëm në rrugë, sinjalizon një lloj mbështetjeje elektorale. Dyshoj që të jetë kështu. Dhe shpresoj që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje në këto lloj aktivitetesh.”

MBESHTETJA PER BASHEN

Ndër të tjera, duke iu referuar situatës brenda Partisë Demokratike, Escobar shprehet se ka marrëdhënie të mira me kryedemokratin Lulzim Basha.

“Unë besoj se çdo vend evropian, ashtu si edhe vendi ynë duhet të ketë një opozitë të shëndetshme. Besoj se Partia Demokratike aktuale e ofron një gjë të tillë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me zotin Basha. Kështu që do të thoja se ajo që po ndodh në rrugë nuk reflekton në të vërtetë atë që është tani Partia Demokratike. Kështu që shpresoj që votuesit të kuptojnë, që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje.”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *