Deklaratat e kandidates për kryeministre, Presidenti Macron sheh probleme me Britaninë e Madhe

“Franca është mike e popullit britanik”

Macroni foli që nga Algjeria, ku ndodhet për një vizitë zyrtare. Ai tha se “nuk është mirë të humbasësh orientimin. Fjalët kanë një kuptim: mik apo armik”. Po t’i bëhej e njëjta pyetje, ai “nuk do të hezitonte për asnjë sekondë”, tha Macroni. “Franca është mike e popullit britanik”.

Liz Truss

Ish-diplomatë të lartë dhe një ish-ministër francez i dënuan komentet e Trussit. Ata besojnë se është akt papërgjegjshmërie që dikush që ka të ngjarë të jetë kryeministre e ardhshme e Britanisë së Madhe të përçmojë një aleat të rëndësishëm.

Peter Ricketts, ish-ambasador britanik në Paris, i quajti në “Guardian të papërshtatshme deklaratat e Truss-it. “Ne jemi në një fazë të garës për udhëheqjen konservatore ku kandidatët duhet të fillojnë ta shohin veten si udhëheqësit e ardhshëm të vendit, edhe të sillen si të tillë,” tha ai.

Përveç Trussit, një kandidat për të pasuar Boris Johnson është Rishi Sunak. Vendimi duhet të merret në fillim të shtatorit./DW

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts