Deklaratat e kryeministrit mbi uzinën e Ballshit, Kryemadhi publikon dëshminë e një naftëtareje mbi kapacitetin e uzinës (VIDEO)






Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për uzinën e naftës në Ballsh, nisur nga kriza e karburanteve dhe rritja e çmimeve. Sipas Kryemadhit Shqipërisë i duhet një uzinë përpunuese për të qenë e pavarur.

naftetetarja-770x408

“Nafta jonë bruto është vërtetë e rëndë, me përqindje (%) të lartë plumbi, por ajo pastrohet në Rafinerinë e Ravenas në Itali. Kjo rafineri kushton 100 Milionë Euro.

Më mirë të ndërtojmë një rafineri që kushton 100 mln Euro, pasi Shqipëria prodhon 23 mijë fuçi në ditë, që do të mbulonte mbi 80% të nevojave të vendit, apo të ndërtojmë inceneratorë që kushtojnë dhe çojnë dëm 430 milionë Euro? Më mirë një rafineri nafte, apo të financojmë koncesionin korruptiv të check up, që nuk funksionon?

Një rafineri moderne do të nxirrte naftë për tregun vendas me një kosto 1 USD/litër, e do të punësonte mbi 1000 naftëtarë që do të mirëpaguheshin. Kjo do të ulte ndjeshëm kostot e rënduara për shqiptarët e varfër që sot po e blejnë naftën me 2.2€, më shtrenjtë edhe nga vendet që s’kanë fare naftë!

Kjo është politika me interes kombëtar që duhet të bëjmë për të mbrojtur ekonominë tonë nga krizat e njëpasnjëshme, si ajo e Covid19 apo kriza e luftës në Ukrainë. Vetëm kështu do të ishim të pavarur nga bursat apo tregjet botërore.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë e pavarësisë energjetike nga bota. Zoti e ka bekuar me pasuri të tilla si nafta, burimet hidrike, dielli. I mungon vetëm një qeveri e politike me interes kombëtar”, deklaron kryetarja e LSI.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.