Deklaratat e Ramës, Gërvalla: Veriu është pjesë e Kosovës, sovraniteti nuk duhet të diskutohet nga askush. Konferenca paqeje bëhen gjatë luftërave

deklaratat e rames gervalla veriu eshte pjese e kosoves sovraniteti nuk duhet te diskutohet nga askush konferenca paqeje behen gjate lufterave
deklaratat e rames gervalla veriu eshte pjese e kosoves sovraniteti nuk duhet te diskutohet nga askush konferenca paqeje behen gjate lufterave

TIRANË

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla është pyetur sot nga gazetarët dhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për veriun e Kosovës.

Gërvalla tha se “Veriu është pjesë e Republikës së Kosovës, e një shteti sovran dhe të pavarur dhe Republika e Kosovës është pjesë e bashkësisë ndërkombëtare e njohur nga më shumë se 115 shtete të botës”.

“Sovraniteti nuk duhet të diskutohet nga askush. Ne kërkojmë nga Serbia ta njohë realitetin e këtij vendi. Nganjëherë ka deklarata që na habisin shumë. Nuk dua t’i kontribuoj shtimit të keqkuptimeve.

Kosova nuk ka asnjë shtet më afër se Shqipërinë. Pavarësisht nga deklaratat publike, vendet tona bashkëpunojnë si kurrë më parë. Të gjithë së bashku duhet të flisnin më pak dhe të shihnin si mund t’i ndihmojnë situatës më shumë”, tha ajo.

Lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë, Gërvalla u shpreh se përfaqësimi do të vendoset nga institucionet.

“Se kush merr pjesë më 16 tetor nuk e vendos askush tjetër përveç institucioneve të Kosovës. Ne i marrim vetë vendimet tona. Nuk janë vendosur kushte. Kosova merr pjesë në të gjitha forumet ndërkombëtare”, tha Gërvalla.

Po kështu ajo foli dhe për idenë e hedhur shpejt nga kryeministri Rama për një konferencë për Kosovën, teksa theksoi se konferenca paqesh janë zhvilluar gjatë luftërave në Ballkan dhe se Kosova nuk është objekt, por subjekt.

“Nuk ka nevojë për konferenca paqesh, janë zhvilluar gjatë luftërave në Ballkan. Nuk ka nevojë për konferenca ndërkombëtare sepse Kosova nuk është objekt, është subjekt. Si subjekt, Kosova merr pjesë në të gjitha forumet.
Duhej një koordinimin, një bashkërendim më i sinqertë mes institucioneve tona”, tha Gërvalla.

Ajo theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar që në një proces dialogu të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura me Serbinë.

“Një nga këto çështje për të cilën sipas mendimit tonë kanë gabuar, me një model të Republikës serbe në Bosnje, nuk mund të aplikohet. Aty nuk jemi vetëm, kemi përfaqësuesit e SHBA-ve dhe BE-së të cilët thonë se nuk mund të ketë një Republikës Serbe në Kosovë. Asgjë nuk mund të vazhdojë me avazin e vjetër.
Duhet të shohim sigurinë e qytetarëve tanë dhe më pas të shohim nëse do ketë sanksione nga bashkësia ndërkombëtare më pas të shohim për dialog.
Momenti sot është për t’u siguruar dhe partnerët tanë se çfarë ka ndodhur në Kosovë më 24 shtator”, u shpreh Gërvalla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts