Deklaratat e Ramës për prokurimet publike/ Reagon Basha: Ka 8 vite në pushtet, sot më në fund pranoi se e ka zhytur vendin në korrupsion








Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale pas konferencës për media të mbajtur sot nga kryeministri Rama ku foli për prokurimet publike.

Basha-Rama

Kryedemokrati thotë se pas 8 vitesh në pushtet më në fund Rama pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion, duke theksuar se “peshku qelbet nga koka”.

Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se PESHKU QELBET NGA KOKA!”

basha 011

Gjatë takimit me drejtues të ministrive dhe autoriteteve kontraktore, kreu i qeverisë tha se gjatë vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021, janë kryer 936 procedura ku 70% e tyre kanë pasur problematika në hartimin e kritereve.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *