Deklaratat e SHBA dhe Britanisë për kaosin në Parlament, reagon Berisha: Shprehjen më të qartë si çështje e bëri…

deklaratat e shba dhe britanise per kaosin ne parlament reagon berisha shprehjen me te qarte si ceshtje e beri
deklaratat e shba dhe britanise per kaosin ne parlament reagon berisha shprehjen me te qarte si ceshtje e beri

Ish-kryeministri Sali Berisha foli në Open në News 24 edhe mbi deklaratat e sotme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, duke e konsideruar si një thirrje ndaj mazhorancës për të mos bllokuar të drejtat kushtetuese të opozitës.

“Shprehjen më të qartë si çështje e bëri Komisioni Evropian. Vuri komisionet, mos paraqitjen në interpelanca dhe mos dorëzimin e dokumenteve. Unë e interpretoj një deklaratë pozitive pa diskutim. Parlamenti mund të jetë normal vetëm kur funksionon mbi bazën e rregullave.

Përveç meje, bashkëpunëtorët e mi kanë komunikim të rregullt dhe të hapur me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Unë e interpretoj si thirrje për mazhorancës për të mos bllokuar të drejtat kushtetuese të opozitës. Secila ambasadë bën formulimet e veta, por nuk mendoj kurrë që Shtetet e Bashkuara janë për një Parlament ku opozitës i mungohen të drejtat kushtetuese. Ata janë një shembull transparence”, theksoi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts